Home / Lajme / Maqedoni / Seanca konstituive, të shtunën

Seanca konstituive, të shtunën

22 qershor-Në takim ishin të pranishëm deputetët nga koalicionet të kryesuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, deputetët e BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së, si dhe Lubisav Ivanov-Xingo, i cili si deputet më i vjetër duhet të kryesojë me seancën konstituive.

Të shtunën në mesditë do të mbahet seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë. Kjo është marrëveshja e arritur në takimin punues të së mërkurës, në Kabinetin e kryeparlamentarit të fundit, Trajko Veljanoski. Në seancën e njëjtë do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Parlamentit.

Në takim ishin të pranishëm deputetët nga koalicionet të kryesuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, deputetët e BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së, si dhe Lubisav Ivanov-Xingo, i cili si deputet më i vjetër duhet të kryesojë me seancën konstituive.

Në rend dite do të jenë katër pika edhe atë përzgjedhja e komisionit verifikues, pastaj verifikimi i mandateve, si dhe pika e tretë është zgjedhje e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe pika e katërt do të jetë zgjedhje e kryetarit të Kuvendit.

Deri të premten, deri në fund të orarit të punës, partitë duhet të parashtrojnë propozime për anëtarë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, që duhet të parashtrojë propozim për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Ndryshe, deputetët e rinj sot morën çertifikatat nga KSHZ-ja.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *