Home / Lajme / Maqedoni / Selmani jep dorëheqje nga posti i kryetarit

Selmani jep dorëheqje nga posti i kryetarit

7 qershor-Selmani nuk dha asnjë deklaratë që nga mbajtja e zgjedhjeve, tri ditë më parë, siç bënë liderët e tjerë partiakë.

Kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani, pas fiaskos që pësoi partia e tij në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, ka dhënë dorëheqje.
Ai pasi që i falënderoi aktivistët dhe votuesit për votën e dhënë, kumtoi dorëheqjen duke e quajtur akt moral, për humbjen dhe se e tërë përgjegjësia bie mbi të.
Ai tha se populli di të vlerësojë mirë dhe se e respekton vullnetin e tij. Selmani nuk dha asnjë deklaratë që nga mbajtja e zgjedhjeve, tri ditë më parë, siç bënë liderët e tjerë partiakë.
Burime në Demokracinë e Re thonë se pas dështimit të strukturave partiake në këto zgjedhje dhe rritjes së vazhdueshme të pakënaqësisë përbrenda partisë, sipas të gjitha gjasave, DR do të shuhet në përgjithësi.“Dua ta njoftoj opinionin se si si akt moral sot para organeve të partisë kamë paraqitur dorëheqjen nga posti i kryetarit. Verdikti I popullit është i drejtë pa marrë parasysh nëse ju përlqen politikanëve ose jo”, deklaroi me këtë rast Selmani, duke falënderuar qytetarët që në këto zgjedhje kanë votuar DR-në. DR në zgjedhjet e 5 qershorit fitoi rreth 20.000 vota në nivel shtetëror, mirëpo nuk siguroi asnjë mandat sepse ato ishin të shpërndara në katër njësi zgjedhore. Selmani është kryetari i dytë i një partie që jep dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhje, pas Jovan Manasievskit të Partisë Liberal Demokrate (PLD). DR deri tani kishte 4 deputetë në Parlament, dhe nga rezultatet e të gjitha anketat parazgjedhore pritej që në Parlamentin e ri të ketë 2 deri 4 deputetë. Nga kandidatët e kësaj partie më afër fitores së mandatit ishte bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2 Basri bajrami, mirëpo mbi shtatë mijë votat e fituara megjithatë nuk kanë mjaftuar që ai të bëhet deputet. DR ka njoftuar se do të parashtrojë një ankesë deri te KSHZ për të anuluar rezultatin në një vendvotim në fshatin Brezë të malësisë së Karadakut. Nëse anulohet rezultati nga ky vendvotim, atëherë Basri Bajrami do të fitojë mandat deputeti, njoftuan në DR.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *