Home / Sport / Shkëndija kundër Partizanit!

Shkëndija kundër Partizanit!

‘Favorit janë në letër dhe nuk fitojnë çdo herë favoritët. Mendoj se nuk është handikap që ndeshja e parë luhet në Beograd., përkundrazi për Shkëndijën është mirë që ndeshja e parë luhet në Beograd. Besoj se edhe në Shkup, tifozët do të jenë aty dhe do na përkrahin’, deklaroi trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani, pasi mësoi se ekipi i tij do të përballet me Partizanin në debutimin e tyre në Europë.

Shkëndija e Tetovës debutimin e saj në arenën ndërkombëtare, gjegjësisht në kualifikimet për Ligën e Kampionëve do të ketë në Beograd. Skuadra kampione e Serbisë, Partizani është kundërshtari i Shkëndijës në rrethin e dytë parakualifikiues të kompeticionit elitar të Europës. Kështu ka vendosur shorti i hedhur të hënën në Nion të Zvicrës, kur ‘kuqezinjëve’ në tërheqjen e fundit si kundërshtar të mundshëm i mbetën skuadra lituaneze Ekranas dhe Partizani, mirëpo fati deshi që skuadra nga Beogradi të jetë rival i tetovarëve. ‘Mirë ndoshta njëri nga kundërshtarët më të vështirë, por megjithatë nëse e shihni çdo skuadër aty është e fortë. Pa marë parasysh se për cilën skuadër bëhet fjalë, ne përgatitemi maksimalisht dhe besoj se deri në ndeshjen e parë do të jemi gati’, ishte prononcimi i parë i trajnerit të Shkëndijës Qatip Osmani, pasi tetovarët mësuan emrin e kundërshtarit për në Ligën e Kampionëve. Osmani pranon se Partizani është favorit, deri sa nuk e llogarit si hendikep faktin që ndeshja e parë do të luhet në Beograd. ‘Favorit janë në letër dhe nuk fitojnë çdo herë favoritët. Mendoj se nuk është handikap që ndeshja e parë luhet në Beograd., përkundrazi për Shkëndijën është mirë që ndeshja e parë luhet në Beograd. Besoj se edhe në Shkup, tifozët do të jenë aty dhe do na përkrahin’, përfundoi Osmani. Tajneri i skuadrës së Partizanit, pas hedhjes së shortit për mediat serbe, ka thënë se skuadra e tij është favorit në këtë përballje, duke shfaqur shpresën se ndeshja e kthimit do të zhvillohej në Shkup e jo në Tetovë. “Kemi pasur mundësi të marrim kundërshtar më të lehtë por edhe më të vështirë. Shpresoj se ndeshja e kthimit do të luhet në Shkup dhe do kemi përkrahjen e fansave tonë. Partizani kundër çdo skuadre në këtë fazë është favorit”, ka thënë Stanojeviq, duke mos ditur se Shkëndija ndeshjet në Europë ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në Shkup.
Përballjet Shkëndija-Partizani edhe në faqen zyrtare të UEFA-së cilësohen si më interesante dhe përbëjnë lajmin kryesor të ditës së hënë. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Beograd, më 12 ose 13 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Shkup. Ndërkohë skuadra kampione e Shqipërisë, Skenderbeu në rundin e dytë të takimeve preliminare do të përballet me APOEL-in e Qipros. Qipriotët llogaritën një nga skuadrat më të forta në këtë rreth të garave.

Liga e Kampionëve, parakualifikimet:
Tre Fiori (San Marino) – Valletta (Maltë)
Santa Coloma (Andorë) – Dudelange (Luksemburg)

Liga e Kampionëve, xhiroja e dytë parakualifikuese:
Maccabi Haifa – Borac Banja Luka
Mogren – Litex Loveç
NK Maribor – Fituesi i ndeshjes Santa Coloma/Dudelange
Skenderbeu – APOEL
Slovan Bratislava – Tobol
Sturm Graz – Videoton
Zestafoni – Dacia Kishnjev
Dinamo Zagreb – Neftçi Baku
Pjunik – Viktoria Plzen
Partizan – Shkëndija’79
Fituesi i ndeshjes Tre Fiori/Valletta – Ekranas
Malmö – Torshavn
Shamrock Rovers – Flora Talin
Rosenborg – Breidablik
HJK Helsinki – Bangor City
Skonto Riga – Visla Krakov
Linfield – BATE Borisov

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *