Home / Sport / Shkëndija së shpetji me risi

Shkëndija së shpetji me risi

‘Ne kemi shumë punë këto ditë pasi futbollistët tanë janë të kërkuar në tregun europian, ndërsa ne kemi kujdes edhe në atë se në cilat pozita do të na duhen përforcime. Kjo shumë do të varet nga ajo se kush do të largohet, por thash në fillim se për momentin asgjë nuk dihet. Pritet që në ditët në vijim ne të mësojmë më shumë rreth asaj se kush do të mund të largohet dhe kush do të vazhdojë qëndrimin në Tetovë. Njëkohësisht jemi duke biseduar me disa futbollistë që pretendojmë t’i angazhojmë për sezonin e ardhshëm’, deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Ethet e festës madhështore të titullit të kampionit të KF Shkëndija ende janë temë kryesore në Tetovë, megjithse tifozët e kësaj skuadre me padurim presin lëvijzet e para në ekip. Deri sa futbollistët ende janë në pushim, kryesia e skuadrës maksimalisht angazhohet në tentimin e gjetjes së përfrocimeve adekuate, ndërkohë që shqyrtohen ofertat për disa futbollistë që kërkohen nga skuadra të jashtme. ‘Për momentin nuk ka asgjë konkrete’, tha nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi, i cili pas qëndrimit disa ditor në Gjermani, të martën ka udhëtuar drejt Zagrebit. ‘Ne kemi shumë punë këto ditë pasi futbollistët tanë janë të kërkuar në tregun europian, ndërsa ne kemi kujdes edhe në atë se në cilat pozita do të na duhen përforcime. Kjo shumë do të varet nga ajo se kush do të largohet, por thash në fillim se për momentin asgjë nuk dihet. Pritet që në ditët në vijim ne të mësojmë më shumë rreth asaj se kush do të mund të largohet dhe kush do të vazhdojë qëndrimin në Tetovë. Njëkohësisht jemi duke biseduar me disa futbollistë që pretendojmë t’i angazhojmë për sezonin e ardhshëm’, tha Ibishi, pa saktësuar emra konkret. Megjithatë edhe kjo enigmë pritet shumë shpejtë të zgjidhet, pasi për të premten (10 qershor) është paraparë grumbullimi i parë i futbollistëve pas pushimit 12të ditor, ndërsa më pas do të shënohet edhe starti i përgatitjeve për debutimin në arenën ndërkombëtare. Rikujtojmë se Shkëndija do të luajë në raundin e dutë parakualifikues të Ligës së Kampionëve Europian.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *