Home / Sport / Shkëndija u transferua në Austri

Shkëndija u transferua në Austri

‘Ne prej sot (e hënë) jemi të vendosur këtu në Austri, ku kushtet për punë janë të nivelit të lartë. Do të tentojmë që të shfrytëzojmë në maksimum këtë që na ofron ky vend, me shpresë që të përgatitemi sa më mirë për debutimin në Europë’, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani.

Skuadra kampione e Maqedonisë të dielën pas dite udhëtoi drejt Austrisë, ku në afërsi të qytetit të Klagenfurtit do të zhvillojë fazën e dytë përgatitore, në të cilën përveç seancave stërvitore, në program janë edhe disa ndeshje kontrolluese. Kryesia e klubit e pa të arsyeshme që ekipit t’i sigurojë kushte optimale për punë, ndërsa vendimtare në këtë drejtim është edhe sigurimi i ndeshjeve kontrolluese me kundërshtarë të fortë Europian, të cilët deri diku do të ndihmonin që ekipi më i përgatitur të presë sfidat me Partizanin, në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. ‘Ne prej sot (e hënë) jemi të vendosur këtu në Austri, ku kushtet për punë janë të nivelit të lartë. Do të tentojmë që të shfrytëzojmë në maksimum këtë që na ofron ky vend, me shpresë që të përgatitemi sa më mirë për debutimin në Europë’, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkojë të gjejë lojën anti-Partizan. ‘Do të provojmë sigurisht që përmes ndeshjeve të forta kontrolluese të arrijmë formën optimale të ekipit. Shpresojmë të jemi në nivelin e disa ndeshjeve të shkëlqyeshme që treguam në kampionatin e kaluar edhe pse qëllimi jonë është që vazhdimisht të përmirësohemi dhe të shënojmë ngritje të performansës tonë. Megjithatë ne gjatë kësaj periudhe do të kërkojmë edhe lojë që do t’i përshtatet nivelit të kundërshtarit tonë të Ligës së Kampionëve, Partizanit’, sqaroi Osmani. Trajneri i Shkëndijës është i vetëdijshëm për forcën e ekipi serb dhe cek se Shkëndija duhet të bëjë të pamundurën, për të dalë me rezultat pozitiv në Beograd. ‘Është akoma herët për atë ndeshje. Ne duhet të përgatitemi mirë dhe më pas të mendojmë për Partizanin. S’do mend se bëhet fjalë për ekip kualitativ dhe shumë të papërshtatshëm. Megjithatë befasirat ndodhin në futboll dhe ne do të besojmë deri në fund në një gjë të tillë’. Shkëndija me të arritur në Austri i është përveshur punës, ndërsa së shpejti do të fillojë edhe me ndeshjet kontrolluese. Ekipi do të përgatitet në Austri deri më 10 Korrik, ndërsa më pas do të udhëtojë drejtëpërdrejtë në Beograd, ku do të presë ndeshjen e parë me Partizanin.

Mustafi dhe Cuculi u bashkuan me ekipin
Deri sa pjesa e mbetur e skuadrës së Shkëndijës, të dielën udhëtoi drejt Austrisë, kapiteni Mustafi dhe mbrojtësi i majtë Cuculi këtë gjë e kishin bërë pak më herët. Të dy ankohen në lëndime dhe ditë më parë ishin në kontrolle mjekësore të specialistë të medicinës sportive në Austri. Të dy së shpejti pritet që të sanojnë lënimet në tërësi dhe t’i vihen në shërbim shefit të stafit teknik, Qatip Osmanit. ‘Unë dhe Ardiani (Cuculi) ka disa ditë që jemi këtu. Ishim në kontroll mjekësor, ndërsa sot kemi përsëri termin, kur presim që përfundimisht të lëmë pas problemet me lëndimet. Besojmë shpejt t’i bashkohemi ekipit, për tu përgatitur mirë para sifdës së parë me Partizanin’, deklaroi nga Austria, kapiteni i skuadrës kampione të Maqedonisë, Nebi Mustafi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *