Home / Lajme / Maqedoni / Shkruan doktor Halil Ismaili:HEPATITI C DHE B- PROBLEM AKTUAL SHËNDETËSOR

Shkruan doktor Halil Ismaili:HEPATITI C DHE B- PROBLEM AKTUAL SHËNDETËSOR

14-qershor-Aktualisht 1/3 e popullatës botërore sipas fakteve serologjike vuan nga forma acute e sëmundjes,kurse 350 milion njerëz vuajn nga infekcioni kronik,afër 1 milion prej tyre,mbrenda 1 viti mbarojn me vdekje.Forma akute kalon në kronike< 10%, 2-10% në cirozë(dëmtime të përhershme të mëlçisë) , 2-3% e rasteve në CHC(karcinom të mëlçisë) kurse me shërim të plotë mbarojn 90% e të sëmuarve me hepatit B. Për parandalimin e hepatitit B përveç masave të përgjithshme aplikohet edhe vakcina si mjet specific parandalues me një efikasitet mbi 90%. Një nga sëmundjet aktualisht shumë e përhapur edhe në mjedisin tonë është hepatiti C dhe B.Duke u nisur nga fakti se njohurit lidhur me infekcionin e mushkëris së zezë(mëlçisë)të njohura në popull si “sarillëk”dhe verdhëza janë të pakta por bazuar në provat dhe të dhënat e përvojës praktike dhe historia nga pacientët,shumica akoma janë të bindur se kjo smundje mund të shërohet me metodat e mjekësisë alternative popullore që pa dyshym paraqet një bindje shumë të gabuar , që ka si pasoj komplikacione shumë të rënda të smundjes deri edhe me përfundime fatale.Prandaj, është më se e nevojshme të bëhet një informim më i plotë dhe më profesional me qëllim ngritjen e vetëdijes te popullata për seriozitetin dhe pasojat që mund t`i sjellë kjo smundje, nëse nuk mjekohet në kohë dhe në mënyrë profesionale . Mushkëria e zezë është një organ i madhë që peshon më shumë se 1 kg, ka ngjyrë të kuqe të erët dhe është e vendosur në pjesën e sipërme të barkut në anën e djathtë. Mëlçia kryen një numër të madhë të funkcioneve-ndihmon në pastrimin e gjakut dhe lufton infeksionet,zbërthen ushqimet dhe rezervon energji për t`u përdorur kur trupi ka nevojë për të.Hepatitet janë infeksione të mëlçis të shkaktuara nga 7 tipe të viruseve që kanë afinitet të lokalizohen në qelizat e mushkërisë së zezë duke shaktuar dëmtime shumë serioze deri në vdekjen tyre.Simptomet e para të hepatiteve janë simptome jokarakteristike në bazë të cilave nuk mund të përcaktojmë dijagnozën e saktë.Simptomet fillestare janë plogështija,humbja e oreksit,dhimbje e butë dhe e vazhdueshme në regjionin e harkut brinjor të djathtë,shumë shpejt vërehet ndryshimi i ngjyrës së urinës e cila ka pamjen e çajit Indian, që paraqet simptomin e parë karakteristik pas të cilit në të bardhat e syve,mukozat e gojës dhe në lëkurë paraqitet ngjyra e verdhë(sarit).Kjo është një shenjë që sugjeron se mëlçia nuk funkcionon në mënyrë normale. Hepatititi A dhe E ndryshe quhen edhe epidemik përarsye se ata mund të përcillen nëpërmjet ushqimit (ngjajshëm me infeksionet e zorëve) apo ujit të kontaminuar me çka mundësohet përhapja e shpejtë, duke infektuar nji numër të madh të popullatës për një kohë shumë të shkurtër,mirëpo për fat të mire, këto dy tipe kanë epilog të mirë pasi shërrimi është i sigurtë nëse pacientët paraqiten me kohë te mjeku specialist . Problem të veçantë shëndetsor, shkencor,social por edhe ekonomik paraqet hepatiti tip-B dhe tip-C meqë të dy tipet paraqesin sëmundje të rënda vdekjepruse nëse nuk hetohen në kohë dhe nuk trajtohen me metodat dhe medikamentet adekuate të mjekësisë moderne.- Hepatiti B përhapet kur gjaku nga personi i infektuar futet në trupin e nji personi tjetër nëpërmjet shiringave të përdorura më shumë se njëher,tetovazha,pirsing,kontaktit seksual,narkomanët intravenoz,intervenimet stomatologjike,përdorimi i brushës së dhëmbëve që është pronë e një të sëmuari, nëna e infektuar mund të infektoj foshnjen e saj si dhe përcjellja transferzale që paraqet bashkëjetesën familjare dhe përcjelljen e sëmundjes tek anëtarët e tjerë të familjes me rugë akoma të panjohur. Virusi nuk mund të përcillet: me teshje,kollitje,përqafim,përshëndetje nëpërmjet dorës,enët që përdoren për ushqim,sport(me kusht nëse nuk ka kontakt me gjak). Aktualisht 1/3 e popullatës botërore sipas fakteve serologjike vuan nga forma acute e sëmundjes,kurse 350 milion njerëz vuajn nga infekcioni kronik,afër 1 milion prej tyre,mbrenda 1 viti mbarojn me vdekje.Forma akute kalon në kronike< 10%, 2-10% në cirozë(dëmtime të përhershme të mëlçisë) , 2-3% e rasteve në CHC(karcinom të mëlçisë) kurse me shërim të plotë mbarojn 90% e të sëmuarve me hepatit B. Për parandalimin e hepatitit B përveç masave të përgjithshme aplikohet edhe vakcina si mjet specific parandalues me një efikasitet mbi 90%. Hepatiti C:Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin se 170 milion njerëz në botë janë të infektuar me hepatit C apo 3% e njerzimit.Brenda një viti infektohen mbi 4 milion njerëz nga hepatiti C. Numri më i madhë i të infektuarve janë nga Afrika,Azia dhe nga Amerika Qëndrore dhe Jugore. Në R.e Maqedonisë, si bartës të virusit C janë të regjistruar afërsisht 40 000 njerëz që paraqet 1,5-2% e popullatës së përgjithëshme. 6 000-8 000 janë konzumator të substancave narkotike 70-80% e tyre janë të infektuar me virusin C. Hepatiti C është i shkaktuar nga HCV virusi i cili për nga mënyra e përcjelljes është i ngjajshëm me virusin tip B dhe HIV,por dallon sepse shumë vështirë dhe rallëher mund të përcillet me mënyrat tjera të kontaktit siç është kontakti seksual, pështyma etj. .Hepatiti C vetëm 20% manifestohet si formë akute i përcjellur me krejt simptomet që e karakterizon nji hepatit akut,kurse 80% manifestohet si formë kronike ku numri më i madh i pacientëve janë pa simptome klinike,kurse tek numri më i vogël simptomet janë të lehta,të kohë-paskoshme jo specifike dhe zakonisht përcillen me: lodhje,frigë,depression,humbje të oreksit,vjellje,dhimbje e lehtë nën harkun e djadthtë brinjor si dhe dhimbje të eshtërave dhe muskujve të skeletit. Reth 15-25% e pacientëve të kësaj forme(kronike) nuk kanë as simptome dhe as dëmtime të mëlçisë,prandaj hepatitis C quhet “vrasës i qetë” sepse pacienti por as edhe mjeku nuk kanë si të dyshojn për prezencën e virusit në gjak,përderisa nuk bëhen analiza speciale.Rastet tjera zhvillojn hepatit kronik aktiv dhe në periudhë prej 10-20 viteve, 20% e tyre zhvillojn cirozë hepatike(dëmtime të përhershmë të mëlçisë) dhe 5% karcinom të mushkëris së zezë(CHC).Mosha më e rezikuar për të zhvilluar cirozë hepatike është mosha mbi 45 vjeçe. Për mjekimin e Hepatitit C dhe B egzistojn medikamente specifike kundër-virusale që garantojn efikasitet në zhdukjen e virusit prej 60-90% të rasteve. Edhe përkundër zhvillimit të hovshëm të shkencës mjekësore akoma nuk është zbuluar një vakcinë efikase kundër hepatitit C,por Shkencëtarët janë duke punuar intenzivisht për zbulimin e sajë. Masa e vetme parandaluese rekomandohet informimi sa më i drejtë dhe professional për mënyrën e përhapjes së infeksionit e cila do të na ndihëmoj në përzgjedhjen e masave adekuate mbrojtëse. Dr.spec.Infektolog-Halil Ismaili Reparti për sëmundje infektive-Tetovë

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *