Home / Sport / Sokoli vazhdon në KF Renova

Sokoli vazhdon në KF Renova

‘Në parim me drejtuesit e Renovës u morëm vesh që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm, megjithëse kanë mbetur të precizojmë disa detaje. Për këtë ne kemi lënë të takohemi përsëri në ditët në vijim edhe një herë, për të sqaruar të gjithë gjërat dhe më pas mund të startojmë me punë’, deklaroi trajneri kosovar Bylbyl Sokoli.

Skuadra e Renovës ende është në pushim të merituar pas përfundimit të sezonit garues 2010/2011, ndërsa kryesia e klubit vazhdon angazhimet për përbërjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në këtë drejtim primare është pozita e trajnerit dhe sipas gjithë gjasave pankina e xhepçishtasve edhe sezonin e ardhshëm do të jetë e ‘rezervuar’ për strategun kosovar, Bylbyl Sokoli. Të hënën drejtuesit e Renovës dhe Sokoli ishin në bisedime, ndërsa sipas asaj që thuhet nga të dyja palët, marëveshja është shumë pranë. ‘Në parim me drejtuesit e Renovës u morëm vesh që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm, megjithëse kanë mbetur të precizojmë disa detaje. Për këtë ne kemi lënë të takohemi në ditët në vijim edhe një herë, për të sqaruar të gjithë gjërat dhe më pas mund të startojmë me punë’, sqaroi trajneri Bylbyl Sokoli, i cili ndodhet në Prishtinë deri sa pritet së shpejti të ‘vendoset’ përsëri në Tetovë për të vazhduar të drejtojë Renovën. Sokoli sqaroi se pasi të mbyllen zyrtarisht bisedimet, më pas do të vendoset për përbërjen e ekipit. ‘Thashë se duhet të saktësojmë disa imtësira dhe nga këto varet shumë edhe përbërja e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Duhej të nisim të mërkurën dhe pikërisht për këtë vendosëm që të shtymë fillimin e përgatitjeve për të shtunën. Pasi të meremi vesh, do të bisedojmë për fondin e futbollistëve në të cilin do të llogarisim në sezonin e ardhshëm. Unë kam besim se do të krijojmë skuadër të fortë dhe në këtë drejtim sigurisht do të ketë largime dhe ofrime të futbollistëve. Mirëpo për momentin asgjë nuk ka zyrtare dhe për këtë do të presim të mësojmë pas disa ditëve’, përfundoi strategu kosovar, Sokoli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *