Home / Lajme / Maqedoni / Sorenseni takoi Ahmetin dhe Thaçin

Sorenseni takoi Ahmetin dhe Thaçin

8 qershor-
Temë qendrore e bisedës mes Sorensenit dhe Thaçit, siç njoftojnë nga PDSH ishin zgjedhjet parlamentare, zhvillimi i procesit zgjedhor, zhbllokimi i proceseve integruese për në NATO dhe BE, si dhe situata aktuale politike në vend.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Piter Sorensen, të martën ka realizuar takime të veçanta me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçin.
Temë qendrore e bisedës mes Sorensenit dhe Thaçit, siç njoftojnë nga PDSH ishin zgjedhjet parlamentare, zhvillimi i procesit zgjedhor, zhbllokimi i proceseve integruese për në NATO dhe BE, si dhe situata aktuale politike në vend.
Nga kjo parti informojnë se ambasadori Sorensen, ka uruar kryetarin e partisë për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit dhe se është interesuar për veprimin politik të PDSH-së në të ardhmen.
“Kryetari i PDSH-së, shprehu vullnet për të dhënë kontribut në zhbllokimin sa më të shpejt të proceseve integruese, si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe problemeve të pazgjidhura në vend”, thuhet në njoftimin e PDSH-së. Ndërkaq, në takimin e Ahmetit dhe Sekretarit e përgjithshëm të BDI-së, Ademi me ambasadorin Sorensen, temë takimi kanë qenë zgjedhjet e 5 qershorit dhe prioritetet e Maqedonisë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Fillimisht të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart procesin zgjedhor duke pohuar se zgjedhjet i plotësuan standardet ndërkombëtare dhe kaluan në një atmosferë demokratike, thuhet në një njoftim të BDI-së, për të shtuar se në këtë rast ambasadori Sorensen vlerësoi lart rolin e kryetarit Ahmeti dhe BDI-së si pjesë e qeverisë për angazhimin e bërë që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare.
“Kryetari Ahmeti theksoi se angazhimi dhe prioritet i Qeverisë së re duhet të jenë anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike, zgjidhja e çështjes së emrit, zhvillimi ekonomik që do të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardit të qytetarëve të vendit. Kryetari i BDI-së theksoi se subjekti që drejton ai do të angazhohet edhe në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse siç tha ai, është një dokument i cili vendoi bazat e një shteti shumetnik dhe hapi rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane”, informojnë nga BDI. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *