Home / Lajme / Maqedoni / Sot konstituohet Kuvendi

Sot konstituohet Kuvendi

25 qershor-Përbërja e re parlamentare do të numërojë 123 deputetë, pasi që për herë të parë në karriget e institucionit legjislativ do të ulen tre deputetë nga diaspora.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit VMRO-DPMNE ka fituar 56 deputetë, LSDM 42, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2 deputetë.

Kuvendi i Maqedonisë sot do të mbajë seancën e parë konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalur nga zgjedhjet e 5 qershorit.
Në rendin e ditës të kësaj seance të parë të përbërjes së re parlamentare do të jenë në rend dite zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, zgjedhja e komisionit të verifikimeve, verifikimi i mandateve si dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Siç është paralajmëruar sot pritet edhe zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe se jozyrtarisht kjo detyrë do të vazhdojë ti takoj VMRO-DPMNE-së.
Përbërja e re parlamentare do të numërojë 123 deputetë, pasi që për herë të parë në karriget e institucionit legjislativ do të ulen tre deputetë nga diaspora.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit VMRO-DPMNE ka fituar 56 deputetë, LSDM 42, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2 deputetë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *