Home / Lajme / Maqedoni / Studentë nga Tajlanda vizituan Komunën e Tetovës

Studentë nga Tajlanda vizituan Komunën e Tetovës

30 qershor-Kryetari Bexheti u sqaroi studentëve për shtrirjen gjeografike, popullsinë, potencialin ekonomik dhe politik të komunës së Tetovës si njëra nga komunat më të rëndësishme të Maqedonisë. Studentët nga Tajlanda të shoqëruar nga kryetari i komunës Prof.Dr. Sadi Bexheti vizituan Sektorët që funksionojnë në komunën e Tetovës ku u njohën praktikisht me punën që kryhet.

Të enjten një grup studentësh nga Tajlanda qëndruan për vizitë në komunën e Tetovës ku u pritën nga kryetari Prof.Dr. Sadi Bexheti. Studentët bashkëbiseduan me kryetarin Bexheti për qytetin e Tetovës dhe në mënyrë konkrete u interesuan për komunën e Tetovës dhe punën e administratës komunale.

Kryetari Bexheti u sqaroi studentëve për shtrirjen gjeografike, popullsinë, potencialin ekonomik dhe politik të komunës së Tetovës si njëra nga komunat më të rëndësishme të Maqedonisë. Studentët nga Tajlanda të shoqëruar nga kryetari i komunës Prof.Dr. Sadi Bexheti vizituan Sektorët që funksionojnë në komunën e Tetovës ku u njohën praktikisht me punën që kryhet.
Ndryshe, pas qëndrimit në komunën e Tetovës, Studentët tajlandez vizituan edhe vendet kulturore të qytetit si Xhaminë e Larme, Teqenë “Arabati Baba” si dhe lokacionin turistik “Kodra e Diellit”.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *