Home / Lajme / Maqedoni / Ta kthejmë krenarinë, vullnetin e shpresën

Ta kthejmë krenarinë, vullnetin e shpresën

2 qershor-“Unë jam me ju nga viti 1991, përmes ngjarjeve në vitin 1997, në 2001 dhe tani. Shiu sonte është motiv shtesë me veprimin tonë ta kthejmë krenarinë, vullnetin dhe shpresën e popullit”, deklaroi Osmani.

Fitorja ju takon juve, sepse Tetova është qytet i universiteteve dhe arsimit. Ju do të mburreni me partinë tonë, sepse në listat tona për deputet i kemi njerëzit më të mirë dhe më cilësorë. Kështu tha të mërkurën para tetovarëve lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani.

“Unë jam me ju nga viti 1991, përmes ngjarjeve në vitin 1997, në 2001 dhe tani. Shiu sonte është motiv shtesë me veprimin tonë ta kthejmë krenarinë, vullnetin dhe shpresën e popullit”, deklaroi Osmani.

Moti i keq që e kaploi Tetovën me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima menjëherë pas fillimit zyrtar të tubimit, ishte arsye kryesore që fjalimi i Osmani zgjati më shkurt se zakonisht.

Para të pranishmëve në sheshin e qytetit me fjalime të shkurtra u prezantuan edhe Florie Miftari, Jusuf Zeqiri, Sanije Berisha dhe Izet Zeqiri, si kandidat për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore të RDK-së, si dhe Selver Jashari, nga Njësia e dytë dhe Nuhi Aliu, nga Njësia e parë zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *