Home / Lajme / Maqedoni / Të vëzhgohet Kërçova

Të vëzhgohet Kërçova

5 qershor-“Mbrëmë Televizioni Shqiptar ‘Vizion plus’ në mënyrë më flagrante e shkeli heshtjen zgjedhore me transmetim të tubimit të fundit të oponentit tonë politik. Ne tashmë kemi parashtruar kallëzim penal edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni dhe e kemi informuar bashkësinë ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Kam shpresë të madhe se kësaj radhe do t’i plotësojmë standardet dhe se zgjedhjet do të jenë në rregull. Nuk kam informacione për ndonjë problem më të madh, përveç në komuna të caktuara ku oponenti ynë politik tashmë dhjetë vjet e detyron popullatën gjatë votimit. Mendoj se megjithatë do të arrijmë së bashku me faktorin ndërkombëtar t’i plotësojmë standardet”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pasi që votoi në vendvotimin në SHF “Migjeni” në Tetovë. “Mbrëmë Televizioni Shqiptar ‘Vizion plus’ në mënyrë më flagrante e shkeli heshtjen zgjedhore me transmetim të tubimit të fundit të oponentit tonë politik. Ne tashmë kemi parashtruar kallëzim penal edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni dhe e kemi informuar bashkësinë ndërkombëtare”, tha Thaçi.
Në pyetjen për cilat komuna mendon se kryhet presion, lideri i PDSH-së theksoi se bëhet fjalë për Zajazin, Osllomejin dhe Kërçovën. “Megjithatë atje ka vëzhgim të fuqishëm nga faktori ndërkombëtar dhe mendoj se do të arrijmë edhe atje të kemi zgjedhje korrekte”, deklaroi Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *