Home / Lajme / Maqedoni / Tetova dhe Gostivari afrohen me Elbasanin

Tetova dhe Gostivari afrohen me Elbasanin

1 qershor-Me takimin koordinues rajonal dhe me vizitën studimore në Elbasan, edhe zyrtarisht ka filluar i projekti i cili financohet nga “IPA Programi“, për bashkëpunim ndërkufitar “Themelimi i bashkëpunimit institucional ndërkufitar – qasja Njerëz për njerëz”. Me marrëveshjen që parasheh realizimin e projektit që tenton të krijon dhe zhvillon partneritet afatgjatë në mes institucioneve publike, autoriteteve lokale, shoqatave joqeveritare si dhe institucioneve të larta arsimore siç janë Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Evropës Juglindore

Komuna e Gostivarit dhe ajo e Tetovës kanë zyrtarizuar marrëveshjen për partneritet me Bashkinë e Elbasanit, marrëveshje kjo që parasheh realizimin e projektit që tenton të krijon dhe zhvillon partneritet afatgjatë në mes institucioneve publike, autoriteteve lokale, shoqatave joqeveritare si dhe institucioneve të larta arsimore siç janë Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Evropës Juglindore.
Me takimin koordinues rajonal dhe me vizitën studimore në Elbasan, edhe zyrtarisht ka filluar i projektit i cili financohet nga “IPA Programi“, për bashkëpunim ndërkufitar “Themelimi i bashkëpunimit institucional ndërkufitar – qasja Njerëz për njerëz” projekt, i cili udhëhiqet nga ana e organizatave joqeveritare “ALKA”, nga Shkupi si dhe shoqata “Tjetër Vizion”, nga Elbasani. Me këtë rast, delegacioni nga Komuna e Gostivarit, Komuna e Tetovës si dhe nga Universiteti i Evropës Juglindore u prit edhe nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini me ç’rast u biseduan mundësitë e bashkëpunimit dhe partneritetit, koordinimi në mes komunave dhe institucioneve arsimore të këtyre dy vendeve fqinje. Në këtë takim kanë marrë pjesë sekretari i komunës, Naxhi Xhelili dhe të punësuar të tjera nga Komuna e Gostivarit.
“Në rrafshin arsimor Universiteti i Evropës Juglindore krijon bashkëpunimin dhe partneritetin me Universitetin e Elbasanit. Partneriteti është ngritur edhe në mes të shoqatave joqeveritare që veprojnë në dy vendet “Alka” – Maqedoni dhe “Tjetër Vizion” në Shqipëri”, potencoi Dashmir Osmani na Komuna e Gostivarit.
Partneriteti i nënshkruar në mes komunave parasheh zhvillimin e bashkëpunimit funksional institucional në mes këtyre komunave, ndërtimin e koordinimit, shkëmbimin e përvojave si dhe realizimin e qëllimeve të projektit. Komunat përkatëse në bashkëpunim me universitetet si dhe në koordinim me organizatat joqeveritare do të shkëmbejnë përvojat, njohuritë si dhe do të ndërmarrin aktivitete në 12 muajt në vijim në drejtim të ofrimit dhe përmirësimit të shërbimeve sociale në këto vende si dhe do të ndërmarrin aktivitete në bazë të nevojave të përbashkëta. Vlen të theksohet se OJQ “Tjetër vizion” udhëhoqi dhe menaxhoi gjatë tërë kohës takimet dhe vizitat e bëra në Elbasan. Delegacioni vizitoi Universitetin e Elbasanit, qendrat e ngritura sociale nga ana e OJQ “Tjetër vizion”. Të pranishmit kishin rastin të shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat rreth ofrimit të shërbimeve sociale. U vizitua Qendra rinore, Qendra ditore për fëmijë “Magjia” si dhe Qendrën rezidenciale për fëmijët në rrezik

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *