Home / Lajme / Maqedoni / Tetova në mesin e më të mirëve për biznes

Tetova në mesin e më të mirëve për biznes

28 qershor-“Qytetet e Maqedonisë dhe Maqedonia janë renditur mes më të mirave në EJL, që është dëshmi se mes vendeve në rajon ka biznes klimë më të mirë, respektivisht reforma më të mira për përmirësim të klimës së biznesit”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, i cili merr pjesë në konferencën, në të cilën prezantohet raporti Duing biznes për EJL-në për vitin 2011.

Shkupi, Tetova dhe Manastiri janë renditur mes destinacioneve më të mira për biznes nga 22 qytete në shtatë shtete të Evropës Juglindore. Në raportin më të ri të Bankës Botërore, “Duing biznis 2011”, që u prezantua sot në Vjenë, këto tre qytete të Maqedonisë e morën vendin e parë, të tretë dhe të pestë. “Qytetet e Maqedonisë dhe Maqedonia janë renditur mes më të mirave në EJL, që është dëshmi se mes vendeve në rajon ka biznes klimë më të mirë, respektivisht reforma më të mira për përmirësim të klimës së biznesit”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, i cili merr pjesë në konferencën, në të cilën prezantohet raporti Duing biznes për EJL-në për vitin 2011.

Sipas tij, ky është edhe një konfirmim për atë që ndërmerret për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa rangimi në vendin e katërt në botë në raportin në vitin 2008 dhe shpallja si reformatori i tretë më i mirë në vitin 2010 janë tregues se Maqedonia në vazhdimësi bën reforma të mira në lidhje me klimën e biznesit.

“Ky është edhe një raport, i cili së bashku me ato të vitit 2008 dhe 2010, konfirmon se në kontinuitet Maqedonia bën reforma të mira në lidhje me biznes klimën. Si rezultat i këtyre reformave, Maqedonia arriti në vitin 2007 dhe 2008 t’i realizojë rezultatet më të mira ekonomike me nivel më të lartë të investimeve prej mbi 1,2 miliardë euro dhe rritje të lartë ekonomike prej 5,5 përqindëve në mesatare. Në vitin 2009 dhe 2010 kur erdhi kriza ekonomike botërore, këto reforma e bënë ekonominë e Maqedonisë të jetë më rezistuese ndaj krizës që të munden kompanitë e Maqedonisë ta mbijetojnë krizën dhe ja ku viti 2011 kur kriza tashmë përfundon të fillojmë sërish të realizojmë rritje ekonomike. Konfirmim për atë janë rezultatet nga tremujori i parë i këtij viti në të cilin Maqedonia ka rezultatin e pestë më të mirë në Evropë me rritje të BPV-së prej mbi 5 përqindëve”, theksoi Stavreski.

Raporti Duing biznis i mat reformat në katër sfera. E para është në fillim të biznesit ku, siç tha ministri, absolutisht qëndrojmë më mirë në rajon dhe jemi në vendin e 5-të në botë. “Nevojiten vetëm tre ditë që të fillojë një kompani të punojë në Maqedoni, me ç’rast vetë regjistrimi i kompanisë mund të bëhet për katër orë. Dhe ky është rezultati më i mirë në mbarë botën”, theksoi Stavreski.

Në lidhje me indikatorin e dytë për marrje të lejeve për ndërtim, Maqedonia ka gjithashtu përparim, sidomos në pjesën e shkurtimit të procedurave për ndërtim. Ai potencoi se kemi përmirësim edhe tek indikatori për regjistrim të pronës, respektivisht se në pjesën e kadastrës ku janë përshpejtuar procedurat, është vendosur mundësi elektronike për parashtrim të dokumenteve, ndërsa janë zvogëluar edhe tarifat e kadastrës. Sipas ministrit, në këtë pjesë me projektin me Bankën perëndimore ka ndryshime rrënjësore në funksionimin e kadastrës në më të mirë edhe ajo është reformë që gjithashtu është theksuar si shembull i mirë. Në raport edhe sipas indikatorit të katërt, i cili ka të bëjë me kryerjen e marrëveshjeve, respektivisht në pjesën kur ka konteste komerciale, në Maqedoni ka përmirësim, respektivisht më shpejt përfundohet një kontest komercial dhe zgjat më shkurt procedura, edhe pse siç thekson Stavreski, këtu ka akoma hapësirë për përmirësim. Raporti që u prezantua sot përfshin 22 qytete nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Moldavia.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *