Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi priti delegacion të lartë të AAK-së

Thaçi priti delegacion të lartë të AAK-së

23 qershor-Bashkërisht u konkludua se të gjithë subjektet politike shqiptare dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të angazhohen maksimalisht në këtë proces dhe të kontribuojnë që Haradinaj të shpallet i pafajshëm edhe në mënyrë institucionale.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti delegacion të Lartë të AAK-së, të kryesuar nga
Ahmet Isufi, Nënkryetar, në përbërje edhe të Et’hem Çekut dhe Ali Berishës. Në takim kryesisht u bisedua për çështjen e gjykimit në Hagë të Ramush Haradinaj që pritet të ndodhë në muajin Gusht. Qëndrimi i kryetarit të PDSH-së ishte se Haradinaj është i pafajshëm dhe ka shpresë shumë të madhe se edhe Gjykata e Hagës do e shpall të pafajshëm. Bashkërisht u konkludua se të gjithë subjektet politike shqiptare dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të angazhohen maksimalisht në këtë proces dhe të kontribuojnë që Haradinaj të shpallet i pafajshëm edhe në mënyrë institucionale.(U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *