Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi priti drejtorin e NDI-së

Thaçi priti drejtorin e NDI-së

22 qershor-Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike, si dhe zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, ku drejtori i NDI-së vlerësoi dhe përgëzoi Thaçin për fushatën pozitive që e zhvilloi partia e tij.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në selinë e partisë të mërkurën është takuar me drejtorin e Institutit Nacional Demokratik , Kris Henshou.

Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike, si dhe zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, ku drejtori i NDI-së vlerësoi dhe përgëzoi Thaçin për fushatën pozitive që e zhvilloi partia e tij.

Kryetari i PDSH-së ndërkaq ka falënderuar Henshoun për kontributin që ka dhënë NDI në këtë cikël zgjedhor. Thaçi njëkohësisht ka shprehur interesimin dhe vullnetin e tij për të dhënë kontribut në përshpejtimin e proceseve integruese, si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe me interes për shqiptarët në Maqedoni, mohimi i të cilave e pamundëson ushtrimin e demokracisë së vërtetë në vend dhe minimizon gjasat e anëtarësimit në strukturat euroatlantike dhe familjen e madhe evropiane.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *