Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: S’ka qare, do ta ngjallim Platformën

Thaçi: S’ka qare, do ta ngjallim Platformën

2 qershor-Kreu i PDSH-së vërejti se në këtë moment 1 votë është e rëndësishme sa një 100 mijë. “Ne kërkojmë ta legjitimojmë këtë platformë. Prandaj ju apeloj që të angazhoheni sa më shumë. Gjithë kjo tronditje, gjithë kjo shtypje e maqedonasve, s’është e rastësishme. Ata janë të vetëdijshëm se me një milion milet do ta ngjallim këtë platformë dhe nuk kanë qare pa lëshuar pe”, theksoi Thaçi.

Ne jemi të gatshëm që të hymë në këtë betejë përfundimtare, që ta çojmë kombin përpara. Unë e di se shumë njerëz kanë qenë të pa shpresë, shumë shqiptarë që kanë qenë pranë dorëzimit, pas këtij organizimi politik të fuqishëm, sytë dhe shpresat i kanë drejtuar kah PDSH-ja. Kështu ka deklaruar nga sheshi i Tetovës sonte, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, duke shtuar se “do të vazhdojmë bashkërisht, me shumë krenari drejt qëllimin tonë, legjitimimin e platformës politike të Partisë Demokratike Shqiptare”. “Mos u shqetësoni, sa duan lë të shpifin, le të na sulmojnë, le të flasin keq për mua, ata s’janë të vetëdijshëm se mundem gjithçka të duroj deri sa ta marrim hisen tonë prej buxhetit”, tha Thaçi.

Kreu i PDSH-së vërejti se në këtë moment 1 votë është e rëndësishme sa një 100 mijë. “Ne kërkojmë ta legjitimojmë këtë platformë. Prandaj ju apeloj që të angazhoheni sa më shumë. Gjithë kjo tronditje, gjithë kjo shtypje e maqedonasve, s’është e rastësishme. Ata janë të vetëdijshëm se me një milion milet do ta ngjallim këtë platformë dhe nuk kanë qare pa lëshuar pe”, theksoi Thaçi.

Përpara të pranishmëve foli edhe kandidatja për deputete nga radhët e PDSH-së për Njësinë e gjashtë zgjedhore, Merale Ferati, e cila tha se në shtetet jostabile, ku shteti ligjor nuk funksionon, është demagogji të flasësh për zhvillim apo investime. I vetmi burim i financave, tha ajo, momentalisht janë kreditë jashtëzakonisht të pavolitshme, disperzimi i të cilave po ashtu bëhet në baza etnike. Përpara qytetarëve të tubuar është drejtuar edhe kandidati për deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Imer Aliu, të cilin tubimi i sontëm e ka rikujtuar në tubimet madhështore të PDSH-së në vitet ‘94, ‘95, ‘96 kur gjendja e shqiptarëve ishte shumë e rëndë, kur shqiptarët ishin shumë keq edhe atëherë. “Kjo tregon se shqiptarët e dinë shumë mirë se vetëm PDSH-ja dhe lideri jonë z. Menduh Thaçi mund ti bëj ballë çmendurisë së maqedonasve që ka marrë hov të madh. Për situatë të rëndë ka edhe një fajtor tjetër, pjesëmarrja e BDI-së në këtë pushtet të pa pushtet”, tha Aliu. Ai në fund shtoi se të gjithë ata që me vite hartojnë projekte dhe plane për ta shkatërruar PDSH-në, e dinë shumë mirë se është një mision i pamundur. “Jo, nuk mposhtet krenaria, dinjiteti dhe rezistenca shqiptare që përfaqëson PDSH-ja”, përfundoi Aliu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *