Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Do të vazhdojmë betejën për platformën

Thaçi:Do të vazhdojmë betejën për platformën

6 qershor-Liderët e atyre partive prej mbrëmë janë në infuzion dhe në spitale por puna për të huajin të kushton nder dhe moral dhe le ta kenë për nder dhe moral.Padyshim se unë kam një përgjegjësi por përgjegjësia më e madh u takon atyre sepse PDSH-ja doli partia më e madhe opozitare”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në paraqitjene tij të dytë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohëshme të 5 qershorit, ka fajësuar partitë opozitare shqiptare se kanë përçarë votën shqiptare dhe në këtë rast kanë dëmtuar vetëm partinë që drejton ai. Thaçi, ka siguruar të gjithë ata që kanë votuar këtë platformë se do të luftojë për votën e tyre dhe ajo votë, siç tha Thaçi nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari për qeverisje. Sipas tij, partitë e vogla opozitare dolën në këto zgjedhje vetëm për të dëmtuar PDSH-në, pasi që në total vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore PDSH-ja bashkë me votat e partive tjera opozitare ka më shumë se BDI-ja. “Edhe një herë falëmnderit nga zenmra të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, që me shumë mund në një betejë të pabarabartë me shtetin dhe me qindra miliona korupcion, e legjitimuan platformën e re të PDSH-së dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë me 70 mijë vota. Ata shkronja të kësaj platforme tash janë bërë të gjalla dhe tash kemi 70 mijë shqiptarë që e mbështesin këtë platformë. Konstatimi i dytë është se opozita shqiptare fiton me vota dhe kjo tregon se shqiptarët janë jashtëzakonisht të pakënaqur me gjendjen që e kanë këtu. Ne një llogaritje të përgjithshme partia shqiptare në pushtet ka 114 mijë vota ndërsa partitë opozitare bashkërisht kanë 121 mijë vota. Kuptohet se unë mbaj një pjesë të përgjegjësisë për coptimin e votës opozitare por këta opozitarë të cilët pësuan fijasko dhe parandaluan fitoren e partisë më të madhe opozitare shqiptarev mbajnë përgjegjësi më të madhe. Dy janë margaritarët e këtyre zgjedhjeve për PDSH-në. Fitorja apsolute e PDSH-së të gjitha komunat përreth dhe në Tetovë, dhe kemi një shtim enorm të votave dhe pro platformës së PDSH-së me mbi 15 herë më shumë. Unë të gjithë votuesve të cilët e mbështesin këtë platformë solemnisht u premtoj se vota e tyre në asnjë sekondë nuk do të bëhet pjesë e pazareve ashqiptare. As për qeveri të djathtë, as për qeveri të majtë, as për qeveri të integrimit, por vetëm për arritjen e statusit juridik që parasheh platforma e PDSH-së”, deklaroi Thaçi.Megjithatë numri një I PDSH-së ka theksuar se në këtë drejtim edhe ai mban përgjegjësi që vota e shqiptarëve është përçarë por më shumë përgjegjësi mbajnë liderët e opozitës të cilët sipas tij, tani më ndodhen nëpër spitale dhe marrin infuzione.“Partitë e vogla opozitare kanë pësuar fijasko, unë skam punë me ata, sigurisht do të kem punë me elektoratin opozitar , prej nesër do të filloj të punoj me një rrugë të mundishme dhe të lodhshme me ata të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni me qëllim që t`i bashkangjitet kësaj platforme dhe besoj se shumë shpejt do të jemi të gatshëm të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme.Ska parti të vogla, fatkeqësisht ata kryen atë obligim të që me sa më duket mua u dha shteti ta parandalojnë fitoren tonë. Vetëm në njësinë numër gjashtë shifrat flasin, se 39 mijë vota ka PDSH-ja, ndërsa partitë opozitare së bashku kanë 22 mijë dhe me këtë rast 61 mijë vota do të kishte PDSH-ja, 50 mijë BDI-ja, pra rezultati do të ishte 12 me 6 për PDSH-në me deputet dhe në këtë njësi do të mbyllej procesi I fitores mos flasim për njësitë tjera.Liderët e atyre partive prej mbrëmë janë në infuzion dhe në spitale por puna për të huajin të kushton nder dhe moral dhe le ta kenë për nder dhe moral.Padyshim se unë kam një përgjegjësi por përgjegjësia më e madh u takon atyre sepse PDSH-ja doli partia më e madhe opozitare”, deklaroi Thaçi. I pyetur për uljen e numrit të deputetëve Thaçi tha se, “ BDI-ja këtë rezultat e ka bashkërisht në koalicion me boshnjakët, maqedonasit, romët, turqit dhe sërbet, ata kanë në listat e tyre për deputet pjesëtarë të nacionalitet sërb e maqedon, vazhdoj të qëndroj në qëndrimin se e vetmja parti puroshqiptare është PDSH-ja.Normalisht se tash një pjesë e madhe e shqiptarëve janë jashtë dhe tash BDI-ja për dallim që mbushte kutitë me nga 50 mijë e 100 mijë tani ka mbush pak më pak diku rreth 20 mij”, nënvizoi kreu i PDSH-së, gjatë një takimi me gazetarë në Tetovë.Ai ka fajësuar BDI-në që nga diaspora nuk u arrit të meret asnjë deputet shqiptarë.
(Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *