Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Dorëheqje jap vetëm nëse kërkohet nga përkrahësit

Thaçi:Dorëheqje jap vetëm nëse kërkohet nga përkrahësit

Tetovë, 23 qershor-Kryetarii Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, tha se dorëheqje mund të jap vetëm nëse kërkohet nga organet e partisë dhe jo nëse ajo kërkohet nga qarqe antishqiptare të cilët janë të dëshmuar se kanë dosje të shërbimeve sekrete.

Tetovë, 23 qershor-Kryetarii Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, tha se dorëheqje mund të jap vetëm nëse kërkohet nga organet e partisë dhe jo nëse ajo kërkohet nga qarqe antishqiptare të cilët janë të dëshmuar se kanë dosje të shërbimeve sekrete. “ Në demokraci përgjegjësia është individuale dhe smund të kolektive normalisht për mos fitoren e partisë në zgjedhje unë kam përgjegjësi, megjithatë unë dua të përkujtoj ata të cilët kërkojnë dorëheqje prej meje se unë mund të jap dorëheqje nëse këtë e kërkojnë këta njerëz të cilët e kanë mbështetur këtë orientim kombëtar dhe platformën e partisë. Unë s`jap dorëheqje për armiqtë e kombit shqiptar që se duan shqiptarinë dhe ata që janë deshirfuar me kohë se janë bashkëpuntor të shërbimeve sekrete jugosllave.Çështja e dytë e cila duan të them është se megjithatë përgjegjësi që e kam si kryetar partie për këtë rezultat apo për atë që para tre vjetësh kjo parti erdhi në situatë shumë të vështirë dhe të rëndë kur të gjithë thonin se do të shkatërrohet dhe do të eliminohet konkretisht luante në ligën e tretë apo të katërt, unë kam disa merita që e binda gjithë botën edhe SHBA-në edhe bashkimin evropian, edhe maqedonët, LSDM-në, VMRO-në, milionat eurot që u përdorën kundër meje se I binda se e pruna partinë që prap të luan në ligën e parë. PDSH-ja katërcipërisht është vërtetuar se është lider i opozitës shqiptare këtu në Maqedoni, dhe normalisht se kjo është parti udhëheqëse e shqiptarëve . të tjerët kanë marrë plot vota prej të tjerëve, prej romëve, prej boshnjakëve, turqve, torbeshëve dhe kjo është çështje shumë diskutabile”, tha Thaçi.Ndërkohë, i pyetur rreth ofertës nga ana e Cërvenkovskit, ku flitet se ai për partitë shqiptare në rast të koalicionimit me LSDM-në do të ofrojë postin e kryeministrit, Thaçi është përgjigjur se është i gatshëm për dialog të vërtetë dhe serioz dhe jo për shifra. “Nuk më interesojnë ato gjëra mua apsolutisht, tashmë edhe unë edhe PDSH-ja jemi të lidhur për platformën, më duken pak altrusite dhe qesharake, tragjike-komike edhe këta muhabete edhe prej brenda edhe prej Kosove, të debllokohet procesi integrues. Me ne mund të bisedojnë të gjithë ata që janë të gatshëm të dëgjojnë se çka u interson shqiptarëve, çka u mungon shqiptarëve, ne jemi vërtetuar edhe në këto zgjedhje të jemi të vetmit përfaqësues legjitim të shqiptarëve. Nëse ka gatishmëri në këtë drejtim të bisedohet normalisht se edhe nga ana jonë ka gatishmëri”, deklaroi numri një i PDSH-sëi. Këto komente Thaçi i ka bërë sot në Tetovë para fillimit të kuvendit qendror të PDSH-së, ku analizohen rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit të parakohëshme me 5 qershor, transmeton televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *