Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren

Thaçi:E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren

6 qershor-“E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren dhe partisë së tij, bashkë me partnerin e koalicionit, u takon ta formojnë Qeverinë e Apokalipsës për këtë shtet”, tha Thaçi.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

“E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren dhe partisë së tij, bashkë me partnerin e koalicionit, u takon ta formojnë Qeverinë e Apokalipsës për këtë shtet”, tha Thaçi.

Kryetari i PDSH-së ka përmendur se kjo fitore vazhdon të jetë e arritur me gjithë parregullësitë dhe votimet e njohura në disa vendbanime si Zajaz, Osllomej dhe zona tjera.

Ai gjithashtu tha se PDSH mbetet partia e vetme shqiptare opozitare, ndërsa shtoi se partitë virtuale shqiptare i takojnë historisë. Thaçi tha gjithashtu se partia e tij ka dalë shumë më e fuqishme në Shkup dhe në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *