Home / Sport / UEFA NUK DËNON SHKËNDIJËN!

UEFA NUK DËNON SHKËNDIJËN!

‘Demantoj kategorikisht të gjitha informatat se Shkëndija është dënuar nga ana e UEFA-së. Këto lajme janë dezinformatë e pastërt dhe nuk ka krufarë të vërtete aty. Para hedhjes së shortit ne ishim në bisedime me drejtues të UEFA-së, të cilët na njoftuan se pjesëmarja nuk është e obligueshme dhe se nëse udhëtojmë drejt Zvicrës, mund të ishim atje vetëm në cilësi të shikuesve’ deklaroi Shaqiri.

Pasi në media të ndryshme u paraqit informata se UEFA ka dënuar KF Shkëndija me gjobë prej 5 000 euro, për shkak se këta nuk kishin përfaqësues në hedhjen e shortit në Nion të Zvicrës, reagojnë nga tabori i ‘kuqezinjëve’, të cilët përgënjeshtrojnë këto zëra. ‘Së pari dua të shpreh befasinë dhe indinjatën për atë që këto ditë u shkruajt në mediat shqiptare këtu në Maqedoni. Kam ndëgjuar se arsyetohen me faktin se lajmi është paraqitur në mediat serbe, por këtu s’kuptoj pse mediat tona e kanë plasuar lajmin pa kërkuar mendim nga ana jonë’, deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri, i cili shtoi. ‘Demantoj kategorikisht të gjitha informatat se Shkëndija është dënuar nga ana e UEFA-së. Këto lajme janë dezinformatë e pastërt dhe nuk ka krufarë të vërtete aty. Para hedhjes së shortit ne ishim në bisedime me drejtues të UEFA-së, të cilët na njoftuan se pjesëmarja nuk është e obligueshme dhe se nëse udhëtojmë drejt Zvicrës, mund të ishim atje vetëm në cilësi të shikuesve. Biseduam edhe me drejtues të skuadrave tjera maqedonase të cilat marin pjesë në garat evropiane dhe të njëjtët deklaruan se nuk do udhëtojnë për në Zvicër. Për këtë qëllim ne e pamë të udhës që mos të marim pjesë në hedhjen e shortit, ndërsa kjo gjë tani nga mediat serbe shfrytëzohet për të plasuar dezinformata. Nëse do të kishte dicka të vërtetë në gjithë këtë, UEFA së pari do të na informonte neve, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Prandaj unë edhe një herë dua të qartësoj cdo gjë në lidhje me këtë temë dhe me bindje deklaroj se Shkëndija nuk është e dënuar nga ana e UEFA-së’, përfundoi Shaqiri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *