Home / Lajme / Maqedoni / UEJL tubon në një vend protagonistët e MO-së

UEJL tubon në një vend protagonistët e MO-së

15 qershor-Konferenca e titulluar “Marrëveshja Kornizë e Ohrit: drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, organizohet nga Universiteti i Kolumbisë – Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut, Fakulteti juridik dhe Fakulteti filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës. Me këtë rast, sesioni i parë i kësaj konference do të mbahet më 20 qershor 2011, në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, me fillim në orën 9:00

Aktorë të njohur të skenës politike, diplomatë ndërkombëtarë, ndërmjetësues politik, ambasadorë, analistë, studiues eminentë nga Maqedonia në fushën e qeverisjes, ekonomisë, shoqërisë dhe kulturës do të diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit, në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në UEJL në Tetovë dhe Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, më 20 dhe 21 qershor 2011.

Konferenca e titulluar “Marrëveshja Kornizë e Ohrit: drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, organizohet nga Universiteti i Kolumbisë – Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut, Fakulteti juridik dhe Fakulteti filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës. Me këtë rast, sesioni i parë i kësaj konference do të mbahet më 20 qershor 2011, në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, me fillim në orën 9:00. Në konferencë do të shqyrtohet përparimi dhe sfidat e Maqedonisë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit e deri më sot. Gjithashtu, në të do të marrin pjesë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët ndërmjetësuan në arritjen e marrëveshjes dhe negociatorët nga Maqedonia.

Përveç kësaj, do të marrin pjesë edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, të Suedisë dhe ambasadori i Hungarisë, përfaqësues të BE-së, si dhe anëtarë të tjerë të komunitetit diplomatik në Shkup. (u.h.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *