Home / Lajme / Maqedoni / Ulje drastike e kërkuesve të azilit nga Maqedonia në Belgjikë, konfirmoi ministri Vatle

Ulje drastike e kërkuesve të azilit nga Maqedonia në Belgjikë, konfirmoi ministri Vatle

30 qershor-Ai përkujtoi se liberalizimi i vizave për Maqedoninë ishte keqpërdorur, përkatësisht pati valë të madhe të kërkuesve të azilit në Belgjikë, e ajo, nënvizoi, për pak do t’i kushtonte shtetit vendosje të sërishme të regjimit të vizave.

Të dhënat statistikore nga Ministria belge për Emigrim dhe Azil për muajin qershor, shënojnë ulje drastike të numrit të kërkuesve të azilit nga Maqedonia, konfirmoi për MIA-n ministri i resorit, Melkor Vatle.

Sipas tij, masat dhe iniciativat të cilat i ndërmori Bashkimi Evropian me mbështetje të Qeverisë së Maqedonisë dolën të frytshme.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë po lëviz në kahjen e duhur, por mund të vazhdohet të punohet në integrimin e popullatës rome në shoqëri”, thotë Vatle.

Ai përkujtoi se liberalizimi i vizave për Maqedoninë ishte keqpërdorur, përkatësisht pati valë të madhe të kërkuesve të azilit në Belgjikë, e ajo, nënvizoi, për pak do t’i kushtonte shtetit vendosje të sërishme të regjimit të vizave.

Vatle shfaqi shpresë se nga përvoja e deritanishme, kërkuesit e ardhshëm potencial të azilit do të ndërrojnë mendje, sepse deri më tani, pas shqyrtimit të kërkesave të tyre, asnjë personi nuk i është aprovuar qëndrimi në Belgjikë.

Pas takimit të punës me ministrin Vatle, ministri pa resor, Nezhdet Mustafa, i cili e kryesoi delegacionin e Maqedonisë, deklaroi se qëndrimi pozitiv i Bashkimit Evropian vepron në mënyrë motivuese që të vazhdojnë të punojnë me intensitet të njëjtë në edukim, informim dhe integrim të romëve.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *