Home / Sport / Velia largohet nga Renova

Velia largohet nga Renova

‘Mua me përfundimin e kampionatit më mbaroi marrëveshja 3 mujore me Renovën. Bisedimet e reja nuk dhanë fryt dhe erdhëm deri te pika e ndarjes. Unë nuk isha i kënaqur me atë që më ofruan, ndërsa ata nuk pranonin atë që kërkoja, kështu që ndarja ishte e pashmangshme’, sqaroi Bilall Veliaj shkaqet e largimit nga Renova.

Bilall Velia është futbollsiti i rradhës që ka braktisur rradhët e skuadrës së Renovës, duke çuar në 7-të numrin e lojtarëve që këto ditë largohen nga tabori i ish-kampionëve të vendit dhe skuadra që këtë verë do të ketë paraqitjen e katrët me rradhë në garat ndërkombëtare. Mbrojtësi i djathtë i cili Renovës i’u bashkua në stioron pranveror, nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me ‘gjipspunuesit’, kështu që tani duhet të kërkojë mjedis të ri. ‘Mua me përfundimin e kampionatit më mbaroi marrëveshja 3 mujore me Renovën. Bisedimet e reja nuk dhanë fryt dhe erdhëm deri te pika e ndarjes. Unë nuk isha i kënaqur me atë që më ofruan, ndërsa ata nuk pranonin atë që kërkoja, kështu që ndarja ishte e pashmangshme’, sqaroi Veliaj shkaqet e largimit nga Renova, duke falemenderuar xhepçishtasit për bashkëpunimin që kishin. ‘Falemenderoj të gjithë në Renovë, posaçërisht presidentin. Ishin tre muaj të mirë te kjo skuadër, ku kam dhënë gjithnjë maksimumin. Besoj se arsyetova besimin e kryesisë, pasi isha titular gjithë kohën, ndërsa arritëm të sigurojmë Europën’. Veliaj tani është i lirë dhe shqyrton ofertat për destinacionin e ardhshëm, ndërsa potencon se prioritet ka të dalë jashtë Maqedonisë. ‘Kam disa kombinime për jashtë Maqedonisë dhe ka besim se do të arrij të siguroj transferim jashtë vendit. Jam në kontakte të vazhdueshme me Ilami Halimin, me të cilin konsultohem për të ardhmen dhe s’kam dyshimin se do zgjedhim obsionin më të favorshëm’, foli Veliaj për të ardhmen, derisa i vlerësoi si minimale gjasat për të mbetur në kampionatin e Maqedonisë. ‘Gjasat janë të vogla për të mebtur në Maqedoni. Të them të drejtën ka disa lëvizje, por gjithçka është jokonkrete. Përsëris se për mua prioritet kanë ofertat prej jashtë dhe jam i fokusuar për largim nga Maqedonia’. Biall Velia është futbollist nga Negotina e Tetovës, që afirmimin e plotë si futbollist e arriti te Shkëndija e Tetovës, ndërsa ka luajtur në Shqipëri te Besa, si dhe kampionatin finaldez dhe norvegjez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *