Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset Aleksandri i Madh

Vendoset Aleksandri i Madh

14 qershor-eagimet e kalimtarëve të cilët për një moment ndalojnë për tu bërë pjesë e kësaj ngjarje janë të ndryshme, vendosjen e përmendores ata e komentojnw nw disa aspekte.“Në këtë kohë krize është cmenduri të shpenzohen para në këso monumente të cilat kushtojnë miliona euro, pastaj prishin raportet me fqinjët tanë, por edhe shtojnë dilemat tek maqedonasit të cilët hamenden për origjinën e tyre mes periudhës antike dhe sllave”, thone qytetaret.

Skulptura grandioze e Lekës së Madh gjatë ditëve në vijim do të vendoset pjesë-pjesë në kryeqytet, ndërsa ky eveniment po përcillet me kërshëri nga një numër i qytetarëve, medieve vendore dhe ndërkombëtare.Reagimet e kalimtarëve të cilët për një moment ndalojnë për tu bërë pjesë e kësaj ngjarje janë të ndryshme, vendosjen e përmendores ata e komentojnw nw disa aspekte.“Në këtë kohë krize është cmenduri të shpenzohen para në këso monumente të cilat kushtojnë miliona euro, pastaj prishin raportet me fqinjët tanë, por edhe shtojnë dilemat tek maqedonasit të cilët hamenden për origjinën e tyre mes periudhës antike dhe sllave”, thone qytetaret. Ndërkaq, qytetaret tjere shprehen se, pushtetarët dhe qeveritarët në Maqedoni kanë humbur toruan, ata në vend të fabrikave po ndërtojnë përmendore dhe skulptura të ndryshme prej të cilave populli i varfër nuk ka asnjë leverdi.Autor i përmendores është skulptorja Valentina Stervanovska, e cila është edhe bartëse e projektit të Portës Triumfale.Përmendorja e Lekës së madh do të jetë e pasuruar edhe shatërvan, për të cilin shteti harxhoi gjithsej 9,4 milionë euro.Projekti “Shkupi 2014”, veç se e ka kaluar shumën prej 80 milionë euro për të cilat qeveria vërtetonte se do të kushtoj projekti.Sipas vlerësimeve të LSDM-së, projekti do të arrijë gjysmë miliardë euro të pabesueshme.Shkritorja në të cilën është përpunuar përmendorja e “Lekës së Madh” është themeluar në vitin 1905 dhe në të janë përpunuar skulptura të njohura, si Muzeu i Vatikanit, portat e Katedrales të kishës “Shën Pavle” gjithashtu në Vatikan, skulpturat në pallatin Kreml në Moskë etj.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *