Home / Lajme / Maqedoni / Vetëndizet vetura në qendër të Tetovës

Vetëndizet vetura në qendër të Tetovës

9 qershor-Sipas rrëfimit të tij, vetura ka qenë e parkuar dhe kur ka tentuar ta ndezë ka vërejtur tym në motor dhe mënjëherë ka lajmëruar policinë dhe zjarrëfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Rreth orës 16.10 në rrugën marshall Tito, në afërsi të Uni Bankës, është vetëndezur një veturë e tipit BMV, me targa të Tetovës, pronë e XH.I 42 vjecar nga fshati Poroj.

Sipas rrëfimit të tij, vetura ka qenë e parkuar dhe kur ka tentuar ta ndezë ka vërejtur tym në motor dhe mënjëherë ka lajmëruar policinë dhe zjarrëfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Akoma nuk dihen shkaqet se pse ka ardhur deri te ndezja e veturës ndërsa nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka bërë hetime në vendngjarje ndërsa pritet të jepen hollësi rreth arsyeve se pse u shkaktua zjarr në këtë veturë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *