Home / Sport / Villas Boas zyrtarisht trajner i Çelsit

Villas Boas zyrtarisht trajner i Çelsit

Portugezi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën londineze. Çelsi ishte në kërkim të një trajneri që pas largimit të Karlo Ançelotit, në muajin maj.

Çelsi ka një trajner të ri dhe ai është ish-trajneri i Portos, Andre Villas Boas. Portugezi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën londineze. Çelsi ishte në kërkim të një trajneri që pas largimit të Karlo Ançelotit, në muajin maj.

Villas Boas ka punuar më parë si asistent i Jose Mourinhos në kohën kur ky i fundit ishte trajner tek Çelsi. Porto kërkoi 15 milionë euro për prishjen e kontratës me Villas Boas dhe me nënshkrimin e kontratës së re për Çelsin duket se kjo çështje është zgjidhur tashmë.Përveç trajnerit, skuadra angleze pritet t’i “rrëmbejë” Portos edhe disa prej lojtarëve më të mirë të saj.

Villas Boas udhëhoqi Porton drejtë fitimit të tre trofeve sezonin e kaluar, kampionatin dhe kupën në Portugali dhe Europa Ligë. Porto e mbylli kampionatin pas asnjë humbje (27 fitore në 30 ndeshje).

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *