Home / Lajme / Maqedoni / Vlerësim i Fridom haus për demokracinë e Maqedonisë

Vlerësim i Fridom haus për demokracinë e Maqedonisë

28 qershor-“Fridom haus” e kreu vlerësimin në bazë të analizave në shtatë sfera, me ç’rast njëshi është më i miri, ndërsa shtata nota më e keqe. Notat e ndara për çdonjërën prej tyre për Maqedoninë janë mes 3,25 dhe 4,50. Për sferën Procesi zgjedhor Maqedonia ka 3,25 njëjtë si dhe për Shoqërinë civile. Pavarësia e mediave është vlerësuar me 4,50, Qeverisja kombëtare demokratike me 4, Qeverisja lokale demokratike me 3,75, ndërsa Gjyqësia dhe Korrupsioni me 4.

Organizata joqeveritare “Fridom haus” në raportin më të ri “Kombet në tranzicion 2011” e vlerëson zhvillimin demokratik të Maqedonisë me vlerësimin 3,82.

“Fridom haus” e kreu vlerësimin në bazë të analizave në shtatë sfera, me ç’rast njëshi është më i miri, ndërsa shtata nota më e keqe. Notat e ndara për çdonjërën prej tyre për Maqedoninë janë mes 3,25 dhe 4,50. Për sferën Procesi zgjedhor Maqedonia ka 3,25 njëjtë si dhe për Shoqërinë civile. Pavarësia e mediave është vlerësuar me 4,50, Qeverisja kombëtare demokratike me 4, Qeverisja lokale demokratike me 3,75, ndërsa Gjyqësia dhe Korrupsioni me 4.

Vlerësimet për Maqedoninë në të gjitha sferat janë të njëjta sikur edhe në raportin paraprak, përveç tek Pavarësia e mediave ku është bërë një hap prapa, ndërsa vlerësimi është korrigjuar prej 4,25 në 4,50.

Vitin e kaluar vlerësimi i përgjithshëm i “Fridom Haus” për zhvillimin demokratik në Maqedoni ka qenë 3,79.

Nga vendet e rajonit më mirë të ranguara nga Maqedonia sipas nivelit të zhvillimit demokratik janë Sllovenia (1,93), Bullgaria (3,07), si dhe Kroacia dhe Serbia (3.64), në nivel të njëjtë është Mali i Zi (3,82), ndërsa më keq janë pozicionuar Shqipëria (4.04), Bosnja dhe Hercegovina (4,32) dhe Kosova (5,18).

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *