Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-BDI: Bisedimet në atmosferë konstruktive

VMRO-BDI: Bisedimet në atmosferë konstruktive

17 qershor-Në drejtim të njëjtë është edhe njoftimi i VMRO-DPMNE-së, nga ku thonë se negociatat po zhvillohen në drejtim të sigurimit të një raporti të partneritetit të bazuar tek mirëbesimi i deritanishëm i ndërtuar si dhe në bazë të marrëdhënieve të ndërtuara parimore të deritanishme. “Në këto bisedime po shqyrtohen prioritetet dhe mënyrat e realizimit të tyre gjatë qeverisjes së ardhshme të koalicionit”, theksohet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE dhe BDI, të enjten përmes kumtesave kanë njoftuar për ecurinë e negociatave për formimin e koalicionit, ndërkohë që theksojnë se bisedimet po zhvillohen në një atmosferë konstruktive.

“Lidhur me negociatat për formimin e Qeverisë së re ndërmjet BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, dëshirojmë të informojmë opinionin se dialogu po zhvillohet në një atmosferë fer dhe konstruktive. Grupet për bisedime janë duke punuar në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe besimit të ndërsjellë, si shtylla themelore për funksionimin e mirë të kabinetit të ardhshëm qeveritarë. Të gjitha informacionet që kanë qarkulluar në media gjatë këtyre ditëve janë spekulime të pabaza dhe BDI, si parti serioze politike, do ta informojë në mënyrë transparente, formale dhe me kohë opinionin dhe elektoratin, lidhur me çdo çështje sa i përket këtij procesi”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në drejtim të njëjtë është edhe njoftimi i VMRO-DPMNE-së, nga ku thonë se negociatat po zhvillohen në drejtim të sigurimit të një raporti të partneritetit të bazuar tek mirëbesimi i deritanishëm i ndërtuar si dhe në bazë të marrëdhënieve të ndërtuara parimore të deritanishme. “Në këto bisedime po shqyrtohen prioritetet dhe mënyrat e realizimit të tyre gjatë qeverisjes së ardhshme të koalicionit”, theksohet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

Ndryshe, grupin e BDI-së në negociata e udhëheq sekretari i përgjithshëm i partisë, Abdylaqim Ademi dhe në përbërje të nënkryetarit Izet Mexhitit, Ermira Mehmetit, Fatmir Besimit dhe Musa Xhaferit, ndërsa nga pala e VMRO-DPMNE-së në krye të grupit është Sasho Mijallkovi, sikurse edhe Gordana Jankullovska, Nikolla Todorov, Zoran Stravrevski dhe Vlladimir Peshevski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *