Home / Lajme / Maqedoni / VMRO dhe BDI, arrijnë marrëveshje për qeverinë e ardhshme

VMRO dhe BDI, arrijnë marrëveshje për qeverinë e ardhshme

25 qershor-Me ministritë do të udhëheqin: Adnan Jashari – Ministrinë e Drejtësisë, Abdylaqim Ademi – Ministrinë e Ekologjisë, Fatmir Besimi – Ministrinë e Ekonomisë, Hazbi Lika – Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë që akoma nuk dihet se kush do të qëndroj në krye të dikasterit të Pushtetit Lokal.

Arrihet marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për formimin qeverisë së ardhshme. Partneri shqiptarë i koalicionit qeveritar kësaj radhe do të përfaqësohet në qeveri me 2 zv/ kryeministra, 5 ministra, 4 zv/ ministra dhe 5 sekretarë shtetërorë.
Jo zyrtarisht mësojmë se për zv/ kryeministra nga partia e Ahmeti janë nominuar Musa Xhaferi, zv/ kryeministër përgjegjës për implementimin e MO-së dhe Ermira Mehemti – Devaja Zv/ kryeministre për euro-integrime.
Me ministritë do të udhëheqin: Adnan Jashari – Ministrinë e Drejtësisë, Abdylaqim Ademi – Ministrinë e Ekologjisë, Fatmir Besimi – Ministrinë e Ekonomisë, Hazbi Lika – Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë që akoma nuk dihet se kush do të qëndroj në krye të dikasterit të Pushtetit Lokal. Ndryshe kësaj radhe partia shqiptare pjesëmarrëse në qeveri do të ketë edhe 4 zv/ ministra dhe atë në Shëndetësi, në Ministrinë e Brendshme, atë të Financave dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Derisa sekretarët shtetëror që vijnë nga radhët e BDI-së do të jenë në Ministrinë e Kulturës, Shëndetësisë, Bujqësisë, në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndryshe edhe përkundër të gjitha spekulimeve se kryetari i Kuvendit do t’i takoj partisë shqiptare, kjo nuk ndodhi.
Bisedimet për qeverinë e re, si asnjëherë më parë u zhvilluan larg syve të opinionit, pa treguar asnjëherë se në cilën kohë dhe ku ishin zhvilluar. Të martën pritet që mandatari, Nikolla Gruevski, ta marrë mandatin për qeverinë e re nga Presidenti Ivanov. Publikimi zyrtar i kabinetit të ri dhe programit të ri qeveritar, duhet të ndodh më së voni 20 ditë pas marrjes së mandatit. Megjithatë informatat tona flasin se nuk do të pritet dita e fundit e afatit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *