Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE fitoi tre deputetët në diasporë

VMRO-DPMNE fitoi tre deputetët në diasporë

5 qershor-Sipas rezultateve jozyrtare, kandidatët e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kanë fituar në njësinë e 7 zgjedhore në Evropë, ku kandidati I VMRO-DPMNE, Risto Mancev ka marrë 1.465 vota, LSDM 154 vota, BDI 402, VMRO-Popullore 54 si dhe PDSH 40 vota.

Koalicioni i partive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE ka fituar tre mandatet e deputetëve në diasprë.

Sipas rezultateve jozyrtare, kandidatët e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kanë fituar në njësinë e 7 zgjedhore në Evropë, ku kandidati I VMRO-DPMNE, Risto Mancev ka marrë 1.465 vota, LSDM 154 vota, BDI 402, VMRO-Popullore 54 si dhe PDSH 40 vota.

Kandidati i VMRO-DPMNE, Pavle Sazdov ka fituar edhe në Amerikë dhe Kanada ku ka fituar 560 vota, LSDM 82 vota, SDU 242 dhe partitë e tjera. Në njësinë e 9 zgjedhore Australi-Azi gjithashtu ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE, Milorad Dodevski me 549 vota. Asnjë nga kandidatët shqiptarë nuk ka fituar në diasporë, ndërsa në njësinë e 8 u bojkotuan këto zgjedhje nga ana e diasporës shqiptaro-amerikane.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *