Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet treni për Shqipëri

Vonohet treni për Shqipëri

17 qershor-Përkundër premtimeve se punimet do të fillojnë më së voni në 2012, ndërtimi i hekurudhës Kërçovë-Lin, pjesë e korridorit Lindje – Perëndim, do të fillojë jo më herët se në vitin 2015

Do të presim dhjetë vite deri të ngjitemi në trenin e parë për Shqipëri. Fillimi i ndërtimit të krahut të Korridorit 8, nga Kërçova deri në Lin të Shqipërisë, që ishte paralajmëruar për vitin 2012, anulohet për më së paku tri vite. Me vendimet e hekurudhave greke dhe serbe që t’i ndërpresin linjat nga Gjevgjelia deri në Selanik, dhe nga Nishi deri në Bari, mundësitë për udhëtim me tren për qytetarët e Maqedonisë për momentin janë maksimalisht të kufizuara. Me ndërprerjen e trenave drejt Selanikut është përjashtuar edhe treni turistik “Meridian ekspres”, i cili në muajt e verës, qarkullonte drejtpërdrejt nëpërmjet të Shkupit deri në Pragë, Budapest, Bratislavë, Kiev, Moskë. Për momentin qarkullojnë vetëm trena drejt Beogradit dhe Prishtinës, edhe atë në relacione gjysmake. Në tre muajt e parë të këtij viti, kanë udhëtuar vetëm 3.000 udhëtarë në relacionet ndërkombëtare, që përfaqëson rënie për 25 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Udhëtarët, për shkak të kushteve katastrofave në trenat vendor, por edhe për shkak të lidhjeve jo të mira, çdo ditë e më shumë i shmangen këtij lloji të transportit. Për dallim nga ne, Evropa çdo ditë e më shumë përdorë hekurudhën, si zgjidhje më ekologjike dhe më ekonomike.
Investimet në hekurudhën vendore, sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, do të fillojnë jo më herët se në viti 2015 në hekurudhën e paralajmëruar që më herët të korridorit transportues Lindje-Perëndim. Për lidhjen e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, në pjesën prej Kërçove deri në Lin, para dy viteve Ministria e Transportit investoi rreth 1 milion euro për studimin fizibiliti me projekte ideore dhe studime rreth mjedisit jetësor. Për momentin, vijojnë bisedimet që të sigurohen të holla nga IPA-fondet për përpunimin e projektit themelor për trason, stacionet hekurudhore dhe tunelet e hekurudhës së gjatë rreth 63 kilometra. I gjithë projekti do të kushtojë rreth 300 milionë euro. Akset e vështira me kombinim të atyre kodrinore dhe fushore, si dhe nevoja e ndërtimit të disa urave dhe tuneleve, e rrisin çmimin e një kilometri rrugë në pesë milionë euro. Sipas vlerësimeve të para, për ndërtimin e pjesës së të Korridorit 8, hekurudha Kumanovë-Kriva Pallankë-Deve Bair në gjatësi prej 89 kilometrave janë të nevojshme 480 milionë euro, derisa për meremetimin e linjës ekzistuese Kërçovë-Shkup-Kumanovë, do të duhet të shpenzohen rreth 65 milionë euro. “Me mjete të buxhetit, në vitin 2009 dhe 2010 janë përpunuar studime – fizibiliti, projekte ideore dhe studime për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor për aksin nga Kërçova deri në Lin, e që është e pjesë e Korridorit 8. Po ashtu, në shkurt të këtij viti kanë përfunduar revizionet e dokumentacionit projektues nga ana e Fakultetit të Ndërtimtarisë nga morëm raport pozitiv. Është paraparë përpunim i projektit themelor që të financohet me mjete të miratuara nga IPA-fondet- komponenti për vitin 2010-2011. Pritet që faza e përpunimit të projektit themelor të zgjasë deri më tri vite, që përfshin periudhë prej shpalljes publike për mbledhje të ofertave nga kompani të interesuara e deri në përpunimin dhe dorëzimin e dokumentacionit”, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *