Home / Lajme / Rajon / Vret të dashurën nga xhelozia

Vret të dashurën nga xhelozia

8 qershor-Policët nga stacioni jugu në Mitrovicë kanë takuar të dyshuarin, A. Ferrati, me plagë në kokë, ndërsa i njëjti deklaroi një vrasje të kryer nga ai personalisht në vendin e quajtur “Kulumriat” në fshatin Zhabar.

Një 50-vjeçar nga fshati Zhabar i Ulët i Mitrovicës tentoni të vetëvritet me armë zjarri në kokë pasi paraprakisht kishte ngulfatur për vdekje të dashurën e tij 44-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 19:00.

Policët nga stacioni jugu në Mitrovicë kanë takuar të dyshuarin, A. Ferrati, me plagë në kokë, ndërsa i njëjti deklaroi një vrasje të kryer nga ai personalisht në vendin e quajtur “Kulumriat” në fshatin Zhabar.

I dyshuari i vetëplagosur është dërguar urgjentisht në spitalin e Mitrovicës për t’u transferuar më pas në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërsa njësitë tjera policore janë vënë në kërkim të lokacionit, në të cilin u gjet trupi i pajetë i një femre.

Vdekjen e viktimës e konfirmoi mjeku kujdestar në vend të ngjarjes. Policia thotë se viktima është, Shemsije Hasani, banore e fshatit Qabër të komunës së Zubin Potokut.

Sipas informatave preliminare në këtë rast, besohet se vrasja ishte e motivuar nga xhelozia. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *