Home / Lajme / Maqedoni / Vritet 22 vjeçari, dyshimi mbi një pjesëtar të policisë

Vritet 22 vjeçari, dyshimi mbi një pjesëtar të policisë

7 qershor-Dëshmitarë okularë pranë vendngjarjes kanë dëshmuar se vrasja e të riut ka ndodhur nga rrahja brutale e bërë nga një pjestarë i njësitit policor “Alfa”, i cili natën e kobshme të vrasjes kishte vrapuar pas të riut, të cilin më pas e ka kapur dhe ndaj të cilit kishte ushtruar dhunë brutale.

Vrasja e një 22 vjeçari të dielën në mbrëmje në qendër të Shkupit në rrethana të pasqaruara zyrtare, ka shtuar dyshimet se autori i vrasjes është një pjesëtar i njësitit policor “Alfa”.

Dëshmitarë okularë pranë vendngjarjes kanë dëshmuar se vrasja e të riut ka ndodhur nga rrahja brutale e bërë nga një pjestarë i njësitit policor “Alfa”, i cili natën e kobshme të vrasjes kishte vrapuar pas të riut, të cilin më pas e ka kapur dhe ndaj të cilit kishte ushtruar dhunë brutale.

Lidhur me këtë vrasje, janë shtuar reagimet e qytetarëve, ndërsa mbrëmë në Shkup u mbajt një protestë revolte, e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale të internetit.

Qindra të rinj dolën pranë rrugëve të pjesës qendrore të Shkupit dhe bllokuan rrugën për disa orë. Policia deri tani ka zbardhur vetëm emrin e viktimës që quhet Daniel dhe supozohet se është nga Shkupi. MPB paraprakisht ka hedhur poshtë pohimet për vrasjen e të riut nga pjesëtari i policisë, ndërsa lidhur me këtë bëhet e ditur për vazhdimin e hetimeve të detajuara.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *