Home / Lajme / Maqedoni / Xhamia e Prilepit vazhdon të shërbejë si tualet

Xhamia e Prilepit vazhdon të shërbejë si tualet

22 qershor-Në Bashkësinë Islame të Maqedonisë (BIM) përsërisin akuzat në adresë të udhëheqësisë komunale të Prilepit, ndërkohë që zotohen se po bëjnë të pamundur ruajtjen e këtij objekti fetar islam. Drejtori i Sektorit Arsimo- Fetar në BIM, Jakup Selimoski thotë se i gjithë faji për dëmtimin edhe më shumë të xhamisë qëndron te kryetari i Prilepit, Marijan Ristevski, sepse sipas tij, ai nuk jep leje për rekonstruimin e objektit në fjalë.

– Rrënojat e xhamisë së Prilepit, e cila u dogj nga huliganë maqedonas në vitin 2001, vazhdon të shfrytëzohet si tualet publik për banorët e këtij qyteti. Janë harruar edhe premtimet e shumta të institucioneve kulturore në vend, por edhe të Komunës së Prilepit, se tashmë ekziston plani për rindërtimin e xhamisë, e cila njëkohësisht do të jetë edhe muze i kulturës islame në këtë pjesë të Maqedonisë. Përveç një mbishkrimi në maqedonisht në hyrje të xhamisë “mos kryeni nevojat fiziologjike”, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë për rindërtimin dhe mbrojtjen e këtij objekti fetar.

Në Bashkësinë Islame të Maqedonisë (BIM) përsërisin akuzat në adresë të udhëheqësisë komunale të Prilepit, ndërkohë që zotohen se po bëjnë të pamundur ruajtjen e këtij objekti fetar islam. Drejtori i Sektorit Arsimo- Fetar në BIM, Jakup Selimoski thotë se i gjithë faji për dëmtimin edhe më shumë të xhamisë qëndron te kryetari i Prilepit, Marijan Ristevski, sepse sipas tij, ai nuk jep leje për rekonstruimin e objektit në fjalë. “Kjo xhami e cila u shkatërrua në luftën e 2001, prej atëherë e deri më sot nuk i është nënshtruar asnjë aktiviteti ndërtimor, sepse kryetari i Komunës nuk jep leje për rikonstruim. Ne kemi nënshkruar kontratë me Ministrinë e Kulturës për rikonstruimin e xhamisë, e cila do të ketë dy funksione, i pari është faltore – funksion që e ka pasur nga shekulli XV e deri në vitin 2001 kur edhe u dogj, si dhe funksioni i dytë është muze-galeri. Mirëpo ky projekt, në asnjë mënyrë nuk mund të realizohet, sepse kryetari nuk jep leje”, akuzon Selimoski.

Ai rikujtoi se kohë më parë, BIM kishte organizuar një iniciativë për pastrimin e mbeturinave dhe rindërtimin e xhamisë, por që ishin ndaluar nga policia e alarmuar pikërisht nga kreu i Prilepit. “Ky veprim është me të vërtetë një problem diskriminues nga ana e kryetarit të Prilepit, i cili është autoritet i posaçëm brenda strukturës partiake të qeverisë që ka qenë dhe që tashmë përsëri do të jetë në pushtet. Edhe Ministria e Kulturës është organi kompetent që mund të jap leje për fillimin e rikonstrumit të xhamisë, mirëpo edhe nga ata nuk ka asnjë përgjigje. Disa herë kemi kërkuar leje nga ana e komunës për t`u ruajtur pastërtia e brendshme e objektit, derisa nuk do të rindërtohet xhamia, mirëpo si gjithmonë – nga kryetari i komunës nuk kemi fituar leje dhe as që kujdeset për mirëmbajtjen e xhamisë”, thotë Selimoski.

Edhe Myftiniu i Prilepit, Mustafa Topallovski, thekson se kryetari i Komunës nuk jep leje, megjithëse një pjesë më të madhe të akuzave i drejton në Ministrinë e Kulturës dhe Qeverinë e Maqedonisë. “Unë nuk them që kryetari nuk është fajtor për atë që stopon rindërtimin e xhamisë, mirëpo nëse për shembull, kryetarit të Komunës i jepet urdhër që ai të japë leje për ndërtim të mëtutjeshëm, menjëherë do të bëjë, sepse këtu qëndrojnë Ministria e Kulturës dhe Qeveria. Nuk është vetëm xhamia e Prilepit kështu, të njëjtin fat e ndajnë edhe 9-10 xhami të tjera në Maqedoni. Ne si mysliman në Maqedoni, jemi të diskriminuar edhe nga vet shteti”, akuzon Topallovski.

Xhamia në qendër të Prilepit është djegur më 8 shtator 2001, ndërkohë që deri tani, përkundër shumë kërkesave zyrtare, nuk është ndërmarrë asnjë angazhim konkret nga ana e pushtetit qendror dhe ai lokal për riparimin e saj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *