Home / Lajme / Maqedoni / Zejtarët e Tetovës do të trajnohen në Turqi

Zejtarët e Tetovës do të trajnohen në Turqi

23 qershor-“Ne jemi mirë kur edhe fqinjët tanë janë mirë dhe kjo mirësi mund të arrihet vetëm me projekte të përbashkëta dhe projekte të përbashkëta të suksesshme, që sjellin sukses edhe në jetën e qytetarëve dhe ne jemi të interesuar që edhe këtu, por edhe tek ne, të ketë një jetë të mirë për të gjithë. Ne kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe besoj se kjo do të vazhdojë edhe në ardhmen”, tha Gyngon

Për vizitë në Komunën e Tetovës, ka qëndruar një delegacion i Odës ekonomike të Turqisë, i përfaqësuar nga Fati Gyngon, këshilltar ekonomik. Gyngon ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Sadi Bexhetin. Gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe memorandumi i bashkëpunimit me të cilin Komuna e Tetovës do të dërgojë zejtarë të ndryshëm në Turqi, të cilët do të trajnohen nga kompanitë turke. Bexheti tha se Komuna e Tetovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me Odën ekonomike të Turqisë. Ndërsa, Gyngon vërejti se Oda ekonomike e Turqisë është e interesuar për një bashkëpunim të mirë me Komunën e Tetovës, me shqiptarët dhe më turqit e këtushëm.

“Ne jemi mirë kur edhe fqinjët tanë janë mirë dhe kjo mirësi mund të arrihet vetëm me projekte të përbashkëta dhe projekte të përbashkëta të suksesshme, që sjellin sukses edhe në jetën e qytetarëve dhe ne jemi të interesuar që edhe këtu, por edhe tek ne, të ketë një jetë të mirë për të gjithë. Ne kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe besoj se kjo do të vazhdojë edhe në ardhmen”, tha Gyngon, transmeton televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *