Home / Sport / Zendeli mbetet në Shkëndijë

Zendeli mbetet në Shkëndijë

Portieri shkupjan Suat Zendeli ka vazhduar bashkëpunimin me Shkëndijën, duke firmosur kontratë të re një-vjeçare me skuadrën kampione të Maqedonisë. Për Zendelin kohëve të fundit kishte oferta të ndryshme nga skuadra të forta nga vendi dhe jashtë, mirëpo ai siç kishte paralajmëruar më herët, Shkëndinë e kishte në rend të parë. Ndërkohë drejtuesi e ‘kuqezinjëve’ janë duke punuar në angazhimin e përforcimeve që do të ndihmonin skuadrën për paraqitje të suksesshme në Europë.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës edhe pse me përgatitje ka filluar ditë më parë, megjithatë ende nuk ka kompletuar në tërësi ekipin në të cilin do të llogarisin në për kualifikimet në Ligën e Kampionëve. Pas disa ditëve punë me ekip të përgjysmuar, dalëngadalë skuadrës i bashkohen futbollistët që kishin pushim të vazhduar. Kështu kapiteni Nebi Mustafi është kthyer nga pushimi, Abdulla kthehet pas angazhimeve në kombëtaren U 21, Nikitoviq është pranë vazhdimit të bashkëpunimit me ‘kuqezinjtë’, ndërsa gardiani Suat Zendeli edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me skuadrën dhe do të qëndrojë në Tetovë të paktën edhe 12-të muaj. ‘Ne jemi të angazhuar vazhdimisht në kompletimin e skuadrës dhe këto ditë presim që të fitojmë edhe pamje më reale të ekipit. Mustafi është kthyer, presim Nikitoviqin me të cilin jemi shumë afër vazhdimit të kontratës, ndërsa me kënaqësi mund të konfirmoj se të dielën vazhuam bashkëpunimin me portierin Zendeli. Ai është një prej pikave më të forta të skuadrës, vendimtar në fitimin e titullit të kampionit, shembull për më të rrinjë dhe ne jemi të lumtur që do ta kemi edhe në të ardhmen në skuadër’, deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri. Që nga dita e parë e përgatitjeve me ekipin punon edhe futbollisti serb Igor Pavlloviq (25), i cili sipas fjalëve të drejtuesëve ‘kuqezi’ në ditët në vijim do të provohet para se të vendoset nëse do të firmosë për tetovarët. ‘Materialet që posedojmë për Pavloviqin flasin se bëhet fjalë për sulmues shumë të mirë. Stafi teknik këto ditë do të testojë kualitetet e tij dhe nëse mbesin të kënaqur ne do ta angazhojmë në ekip’, sqaroi Shaqiri, në pyejten nëse Shkëndija do të përforcohet me sulmuesin shtatëlartë (194 cm), i cili vjen nga skuadra polake Ostroviec, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Kozarmislenit (Hungari), Novi Pazar, Jagodina dhe Napredak Krushevac (Serbi). Për ndryshe sa i përket fazës përgatitore, Shaqiri sqaroi se ekipi pas tre ditëve të para punë, të hënën kishte ditë të lirë, ndërsa prej sot futbollistët u kthehen angazhimeve nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani. ‘Të hënën futbollistët ishin të lirë, ndërsa prej sot ekipi vazhdon me punë. Stafi teknik ka hartuar planin e përgatitjeve dhe ne do të tentojmë të sigurojmë kushte maksimale për rrjedhje sa më të mirë të tyre. Në ndërkohë ne do punojmë në angazhim të përforcimeve tjera për të krijuar një skuadër edhe më të fortë. Shpresojmë që të kompletohemi shpejtë dhe të përgatitur të presim debutimin në Europë’, përfundoi Shaqiri. Shkëndija pas fazës së parë të cilën do ta zhvillojë në Tetovë, në fund të muajit pritet të udhëtojë drejt Austrisë, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve, në të cilën parashihen ndeshje kontrolluese me skuadra të forta europiane.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *