Home / Sport / Zendeli: Shkëndija gjithmonë do ketë përparësi

Zendeli: Shkëndija gjithmonë do ketë përparësi

‘Për momentim jam futbollist i lirë dhe të jem i sinqertë kam oferta nga skuadra të ndryshme. Mirëpo unë dua të cek se për mua Shkëndija gjithmonë do të jetë në rradhë të parë. Pres që me drejtuesit e klubit të ulemi dhe të bisedojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të them të drejtën nuk besoj se do të kemi probleme për të arritur marrëveshje. Ne së bashku Shkëndijës i sollëm suksesin më të madh në historinë e saj, mirëpo sinqerisht besoj se mundemi edhe më shumë’, deklaroi portieri shkupjan Suat Zendeli, i cili për momentin me familjen e tij gjendet në pushime në Shqipëri.

Pas fitimit të titullit të kampionit, të gjithë në taborin e Shkëndijës kanë shkuar në pushim të merituar, përveç kryesisë së klubit të cilët vazhdimisht janë të angazhuar në kërkim të përfrocimeve, por edhe të mbajtjes së futbollistëve aktual. Dihet se futbollistët e Shkëndijës janë cak e shumë skuadrave nga vendi dhe jashtë, ndërsa drejtuesit e skuadrës kampione kanë të qartë se Mustafi, Nuhiu, Zendeli dhe Nikitoviç janë futbollistët të cilëve u kanë skaduar marëveshjet me klubin ‘kuqezi’. ‘Unë me Shkëndijën kisha marëveshje dy vjeçare, e cila më skadoi në fund të kampionatit që lëmë pas. Për mua këto ishin dy vite të shkëlqyeshme që s’do i haroj kurrë. Për dy sezone ne dolëm kampionë të Ligës së Dytë dhe Kampionë të Ligës së Parë. Më shumë se kaq nuk kisha mundur të dëshiroj, ndërsa nëse kësaj i’a shtoj faktin se publiku tetovar më ka mbështetur në mënyrë të jashtëzakonshme, atëherë vij në përfundim se kam lënë pas një periudhë që s’do e haroj deri në fund të jetës’, deklaroi Suad Zendeli nga Durrësi, ku për momentin gjendet në pushime me familjen e tij. Garidani më i mirë në historinë e Shkëndijës më tej flet për të ardhmen e tij, duke lënë vazhdimisht të kuptohet se skuadra tetovare do të jetë në plan të parë. ‘Për momentim jam futbollist i lirë dhe të jem i sinqertë kam oferta nga skuadra të ndryshme. Çdo futbollist prioritet ka të dalë të luajë jashtë shtetit ku përfitimet janë më të mëdha. Mirëpo unë dua të cek se për mua Shkëndija gjithmonë do të jetë në rradhë të parë. Pres që me drejtuesit e klubit të ulemi dhe të bisedojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të them të drejtën nuk besoj se do të kemi probleme për të arritur marrëveshje. Ne së bashku Shkëndijës i sollëm suksesin më të madh në historinë e saj, mirëpo sinqerisht besoj se mundemi edhe më shumë’, tha Zendeli, duke vijuar. ‘Mendoj se duhet vetëm të ngrejmë edhe një çik nivelin e profesionalitetit në të gjitha strukturat e ekipit dhe Shkëndija ka potencial për të vazhduar të shkruajë historinë. Ekipin tani e pret debutimi në Europë edhe atë në Ligën e Kampionëve, ku konkurenca është shumë e fortë. Për këtë duhet të ruajmë pjesën përbërëse të skuadrës, plus të përforcohemi me futbollistë cilësorë që do të ndihmonin të ngrihet niveli i kualitetit në ekip. Unë personalisht besoj shumë në këtë Shkëndijë’. Zendeli i cili ka një karierë të pasur dhe ka fituar edhe më parë tituj, këtë të fundit me Shkëndijën e ka shumë në zemër dhe sipas asaj që thotë është më i velfshmi në karrierën e tij. ‘Kam fituar tituj më parë, ndërsa kam luajtur edhe në Europë, mirëpo kjo me Shkëndijën është e pakrahasueshme. Nëse shikoj personalisht mbështetjen që më ka dhënë Tetova, kjo gjë është e papërshkrueshme. Festa që kishim në Tetovë me rastin e fitimit të titullit ishte gjëja më e bukur që ka ndodhur në Maqedoni, ndërsa jam emocionuar tej mase me respektin që më bënë tifozët tetovarë derisa po bëja nxemje para sfidës me Metalurgun, si dhe në momentet kur po pranonim medaljet pas ndeshjes. Ato janë momente që nuk mund t’i përshkruaj. I kam shijuar tej mase dhe e vetmja që mund të them, është një falemenderim i përzemërt për të gjithë ata që më kanë përkrahur. Shpresoj të kenë mbetur të kënaqur me paraqitjet e mija. Unë çdo herë lë zemrën në fushë për suksesin e skuadrës’, përfundoi gardiani më i mirë i kampionatit elitar të sapopërfunduar të Maqedonisë, Suad Zendeli.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *