Home / Sport / Zyrtare, Isli Hidi firmos për AEL Limasolin

Zyrtare, Isli Hidi firmos për AEL Limasolin

Aventura e Isli Hidit në Divizionin e Parë qipriot do të vazhdojë, ndërkohë që portieri i Kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht tek AEL Limasol. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e klubit më të madh dhe më të suksesshëm në ishullin e Afërditës, që përveç futbollit ka edhe ekipe basketbolli, volejbolli, hendbolli e futsali, të cilat në total kanë fituar plotë 240 trofe. “Gardiani” ka firmosur kontratë 2-vjeçare me ekipin nga Limasoli, ku do të luajë deri në vitin 2013. Transferimi i Hidit është kërkuar me forcë nga trajneri i ri i skuadrës, Pambos Kristodulu. Edhe pse punoi vetëm gjashtë muaj me kuqeziun tek Olimpiakos Nikosia, tekniku mbeti i mahnitur nga kualiteti i portierit dhe menjëherë kërkoi që ta kishte nën urdhra edhe në aventurën e tij tek AEL-i.

Isli Hidi ka firmosur dje një kontratë 2-vjeçare me klubin qipriot, AEL Limasol. Ashtu siç parashikohej, portieri i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë karrierën në ishullin e Qipros. Pas prishjes së marrëveshjes me Olimpiakosin e Nikosias, Hidi nuk priti shumë ditë, pasi dje, vendosi të nënshkruajë zyrtarisht për dy sezone. Lajmi është konfirmuar nga mediat qipriote dhe adresa zyrtare e AEL Limasolit në internet. Kjo është skuadra e tretë për portierin në kampionatin qipriot. Më parë Hidi ka luajtur 6 muaj tek Alqi Larnaka, për të kaluar më pas tek Olimpiakos Nikosia dhe së fundmi me AEL Limasolin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *