Home / Lajme / Rajon / 50 gra preken nga “magjia” në dasmë

50 gra preken nga “magjia” në dasmë

13 korrik-Qëndrimi, 16 vjeç, po e shikonte kunatën kur ishte rrëzuar. Pas saj ishte rrëzuar një nuse tjetër e veshur me dimi e jelek ari, e pak më vonë edhe motra e dhëndrit. Brenda gjysmë ore numri i të alivanosurave kishte arritur në 50, çka kishte shkaktuar panik e ulërimë në mesin e grave që kishin shkuar në këtë familje për ta parë nusen ditën që njihet edhe si dita e grave.

Në Kosovë ka ndodhur një ngjarje e çuditshme gjatë një dasme, teksa 50 grave u ka rënë të fikët njëra pas tjetrës.
Sipas “Koha Ditore”, nusja më e re e familjes Kastrati kishte rënë përtokë. Violeta, rreth të 20-ve, ditën e dytë të martesës është dërguar te hoxha për t’i shkruar. Ajo së bashku me rreth 50 gra e vajza, shumica banorë të lagjes së quajtur “Kuvajti” në Podujevë, janë alivanosur brenda pak minutash.
Qëndrimi, 16 vjeç, po e shikonte kunatën kur ishte rrëzuar. Pas saj ishte rrëzuar një nuse tjetër e veshur me dimi e jelek ari, e pak më vonë edhe motra e dhëndrit. Brenda gjysmë ore numri i të alivanosurave kishte arritur në 50, çka kishte shkaktuar panik e ulërimë në mesin e grave që kishin shkuar në këtë familje për ta parë nusen ditën që njihet edhe si dita e grave.
Sipas tij nusja nuk po qante, por po qeshte teksa të tjerët po përpiqeshin t’i jepnin ndihmë. Ai nuk kishte pasur shumë mundësi të shihte se çfarë po ndodhte me nusen e gratë e tjera. Pa pritur edhe atij i kishte rënë të fikët e vetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kishte ardhur vetëdija. Ai beson se kjo gjendje i është shkaktuar nga një grua e njohur në anën e Podujevës për “magji të zeza”.
Banorët e atyshëm tregojnë se janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë pacientëve. Disa ishin dërguar te mjeku e më shumë te hoxhallarë e hoxhenica gjithandej në Komunën e Podujevës e deri në Gjilan.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *