Home / Lajme / Maqedoni / 98 mijë firma me xhirollogari të bllokuara

98 mijë firma me xhirollogari të bllokuara

6 korrik-Llogaritë e firmave po bllokohen në bazë të detyrimeve të pashlyera ndaj Drejtorisë për të Hyra Publike, ndaj bankave, por edhe për shkak të detyrimeve të ndërsjella midis firmave. Në muajin mars, krahasuar me shkurtin e këtij viti, ka patur 1380 llogari të bllokuara, me çka numri i tyre është rritur në 94.029 në tremujorin e parë të vitit

Më shumë se 2000 llogari të bllokuara të qytetarëve dhe firmave janë shënuar në muajin maj, me çka numri i xhirollogarive të bllokuara ka arritur në 97.900, çka paraqet një rritje për 2200 në krahasim me një muaj më parë. Kështu tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore të Maqedonisë, sipas të cilës, qytetarët dhe firmat po ballafaqohen me mungesën e mjeteve për të shlyer detyrimet ndaj institucioneve shtetërore.

Me këtë rast, firmat po ballafaqohen me rritje të harxhimeve të punës, pasi është shënuar edhe rritje e çmimit të repromaterialeve dhe naftës, ndërsa qytetarët nga ana tjetër hyjnë në borxhe për të mbijetuar. Llogaritë e firmave po bllokohen në bazë të detyrimeve të pashlyera ndaj Drejtorisë për të Hyra Publike, ndaj bankave, por edhe për shkak të detyrimeve të ndërsjella midis firmave. Në muajin mars, krahasuar me shkurtin e këtij viti, ka patur 1380 llogari të bllokuara, me çka numri i tyre është rritur në 94.029 në tremujorin e parë të vitit.

Në muaji janar, totali i llogarive të bllokuara ishte që nga viti i kaluar kishte arritur në 91.033. Sipas ekspertëve ekonomik, këto shifra tregojnë se kriza akoma nuk është tejkaluar, pasi në kohën kur rritet numri i llogarive të bllokuara, po zvogëlohet ai i llogarive të reja që hapen. Hyrja në borxhe e familjeve dhe kompanive në banka, që shënon trend të rritjes, paraqitet si një nga shkaqet kryesore që për një vit, numri i llogarive të bllokuara është rritur për 30 mijë. Për qytetarët, rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburanteve shkaktojnë mos shlyerjen e obligimeve, ndërsa për firmat – problemet e jolikuiditetit sjellin një situatë kur mjetet që fitohen të ndahen për borxhet ndaj firmave tjera dhe për kreditë bankare. Sektori i biznesit dhe ekspertët kërkojnë nga qeveria që të ndërmarr masa kundër jolikuiditetit dhe në mbështetje të biznesit si bartës të ekonomisë së vendit, si dhe të zbuten masat ndëshkuese për afaristët.

“Qeveria duhet të ndërmarrë masa, të cilët nga njëra anë do tu japë përkrahje firmave dhe akumulimit, ndërsa nga ana tjetër – të zbres sanksionet për firmat pasi ato janë bartëse të zhvillimit ekonomik dhe kontribuese edhe në Bruto Prodhimin Vendor. Duhet të ndërmerren edhe masa urgjente si në politikën monetare ashtu edhe në atë fiskale”, thotë eksperti ekonomik, Petrit Polozhani. Edhe afaristët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi që vështirëson punën e firmave. “Problemi i jolikuiditetit paraqitej si problem edhe para zgjedhjeve, ndërsa aktualisht ekziston akoma si problem dhe pres që për këtë problem – të ofrohet një vizion nga koalicioni i ri qeveritar për zgjidhjen e tij në funksion të kthimit të normalitetit në biznes dhe në përgjithësi”, thekson kryetari i OEMVP-së, Menderez Kuçi.

Ndryshe, një nga problemet më të mëdha që kërkojnë zgjidhje dhe alternativa sa më parë nga qeveria e re, është borxhi i shtetit ndaj afaristëve për punët e kryera, pasi mungesa e këtyre mjeteve, ka bërë që shumë firma të humbin funksionimin normal.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *