Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Vazhdojnë negociatat mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për programin e përbashkët qeveritar

Ademi: Vazhdojnë negociatat mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për programin e përbashkët qeveritar

2 korrik-demi konfirmoi se liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahemti në periudhën e kaluar pas zgjedhjeve kanë pasur dy takime edhe atë në të parin në të cilin kanë dhënë vizë për fillimin e bisedimeve midis dy partive dhe takimi i dytë para një jave se të dy vazhdimisht janë në komunikim dhe në rrjedha me bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

Negociatat për formimin e Qeverisë së re po zhvillohen me dinamikë të zakontë. Tashmë është bërë ndarja e vendeve gjegjësisht dihet se cilat vende të ministrave dhe zëvendës-ministrave, si dhe sekretarëve shtetërorë i marrin partitë në koalicionin qeveritar.

Këtë sot e deklaroi Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi, pas vendosjes të gurëthemelit të shkollës fillore të me efikasitet energjetik në fshatin e Çellopek të Tetovës, në prani të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, kryetarit të komunës së Brevenicës, Enver Pajaziti dhe ambasadorit italian në Maqedoni, Fabio Kristiani.

Ademi potencoi se negociatat vazhdojnë për harmonizimin e programeve të partive fituese në zgjedhje për një program të përbashkët të Qeverisë, si dhe për ndarjen e vendeve të tjera në administratën shtetërore, gjegjësisht drejtorët e fondeve, agjencive dhe të ngjashme.

“Sipas marrëveshjes së arritur BDI do të marrë dy vende zëvendës-ministrash për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe për Eruintegrime, ndërsa nga Ministritë – Mbrojtjen, Drejtësinë, Ekonominë, Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor si dhe Vetëqeverisjen Lokale” , tha Ademi.

Sipas tij, ende nuk dihen bartësit e funksioneve të cilët me siguri se do të përcaktohen në mbledhjen e kryesisë qendrore të BDI-së gjatë javës së ardhshme.

Ademi konfirmoi se liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahemti në periudhën e kaluar pas zgjedhjeve kanë pasur dy takime edhe atë në të parin në të cilin kanë dhënë vizë për fillimin e bisedimeve midis dy partive dhe takimi i dytë para një jave se të dy vazhdimisht janë në komunikim dhe në rrjedha me bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

“Negociatat zhvillohen që koalicioni të jetë në bazë partneriteti me program të përbashkët dhe qëllime të përbashkëta për integrim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE, përmisimin e jetës dhe standardit të qytetarëve me përmsim në shëndetësi, ekologji, arsimi” deklaroi Abdilaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *