Home / Sport / Aguero: Mascherano më bindi të vij te City

Aguero: Mascherano më bindi të vij te City

Përforcimi më i ri i Manchester Cityt, Sergio Aguero, thotë se ka qenë ish-mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ai i cili e ka bindur atë të transferohet në Angli.

City konfirmoi dje se ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas dhe transferimi i tij pritet të kompletohet këtë javë.

Tash Aguero thotë se rreth vendimit për transferimin e tij te City është konsultuar me shokë të tij, përfshirë edhe Javier Mascheranon.

“Kam folur me Mascheranon shumë, për futbollin në Ligën e Kampionëve dhe për Ligën Premier kur ai ishte te Liverpooli. Sulmuesin më të mirë të Ligës Premier që e kam parë dhe deri tash ai është Didier Drogba në formën e tij më të mirë – edhe Torres nuk është shumë larg”, ka thënë Aguero.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *