Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti e Thaçi urojnë besimtarët mysliman

Ahmeti e Thaçi urojnë besimtarët mysliman

31 korrik-“Në emër të anëtarëve, simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve islam ju uroj agjërim te lehtë, paqe, harmoni familjare dhe shëndet“, thuhet në telegram-urimin e Ahmetit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi përmes telegrameve kanë uruar besimtarët mysliman me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në telegram urimin e Ahmetit thuhet se agjërimi, solidariteti, toleranca dhe respekti i ndërsjellë mes besimtarëve janë virtyte që më së miri manifestohen dhe vihen në pah gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Në emër të anëtarëve, simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve islam ju uroj agjërim te lehtë, paqe, harmoni familjare dhe shëndet“, thuhet në telegram-urimin e Ahmetit

Ndërkaq Thaçi uron që agjërimi, lutjet dhe ibadetet e tjera të myslimanëve gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara.

“Po ashtu uroj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirtin dhe familjet tuaja. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj që ky Ramazan të shënojë një nismë të re për mirëqenien tuaj të përgjithshme”, thuhet në telegram urimin e Thaçit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *