Home / Lajme / Maqedoni / Artistë, profesorë por edhe politikanë reklamohen në internet

Artistë, profesorë por edhe politikanë reklamohen në internet

4 korrik-dhe ligjëruesi i lëndës së Sociologjisë në UEJL, Ali Pajaziti ka hapur faqen e tij personale në të cilën i ka botuar të gjitha punimet e tij shkencore si dhe biografinë e tij personale. Përpos faqeve ne internet, njerëzit edhe artit, politikanët, por profesorët por edhe personat me profesione tjera prezantojnë punimet e tyre edhe në faqet e mirënjohura si facebook, He5, Netlog ejt. Këto faqe janë vërshuar sidomos edhe nga politikanë të ndryshëm në Maqedoni dhe më gjerë, që ndaj pjesë nga jeta e tyre private me publikun e gjerë.

Kohëve të fundit është bërë trend hapja e internet faqeve personale nga artistë, profesor, studentë por edhe politikanë, të cilët dëshirojnë që puna e tyre të ekspozohet sa më shumë të jetë e mundur.

Në faqet e tyre të internetit prezantohen, CV-të, veprat, intervistat, recesione, ese të ndryshme, por dhe gjëra tjera, varësisht prej profesionit të poseduesit të internet faqes. Piktori i njohur shqiptar nga Maqedonia, Bashkim Qerimi ka vite që ka hapur faqen e tij personale me qëllim që punimet e tij artistike të shihen dhe vlerësohen nga një pjesë më e madhe e artdashësve, brenda dhe jashtë Maqedonisë.

Qerimi thekson se faqja e tij vizitohet nga shumë artdashës të vendeve të ndryshe të Evropës, SHBA-ve por edhe më gjerë. “Është kënaqësi kur njerëz dashamir të artit nga vende të ndryshme i shikojnë punimet e mija në internet dhe më jap komente pozitive.

Kjo është kënaqësi dhe më motivon që të punojë krijoj më shumë vepra artistike.”, thotë Qerimi. Aktori Musa Isufi në internet faqen e tij ka prezantuar punën e tij në disa projekte filmike dhe teatrale. Faqja e tij shihet se është punuar në mënyrë profesionale ndërsa vizitorët kanë mundësi të njihen me krijimtarinë e tij. “Hapja e internet faqeve personale është një trend i cili po praktikohet kudo në botë, nga artistë por edhe persona të profesioneve tjera. Është mundësi e mirë që puna dhe vepra jote të shihet nga më shumë njerëz të cilët të japin vlerësime të mira po edhe kritika të cilat të bëjnë mirë”, thotë Isufi.

Edhe ligjëruesi i lëndës së Sociologjisë në UEJL, Ali Pajaziti ka hapur faqen e tij personale në të cilën i ka botuar të gjitha punimet e tij shkencore si dhe biografinë e tij personale. Përpos faqeve ne internet, njerëzit edhe artit, politikanët, por profesorët por edhe personat me profesione tjera prezantojnë punimet e tyre edhe në faqet e mirënjohura si facebook, He5, Netlog ejt. Këto faqe janë vërshuar sidomos edhe nga politikanë të ndryshëm në Maqedoni dhe më gjerë, që ndaj pjesë nga jeta e tyre private me publikun e gjerë.

Përpos shtypit edhe interneti është bërë një mundësi e mirë për promovimin e veprave të ndryshme artistike, shkencore dhe letrare.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *