Home / Lajme / Maqedoni / BDI në dilema për emrat

BDI në dilema për emrat

5 korrik-Dilemat për emërimet në disa prej funksioneve më të larta ende nuk kanë gjetur zgjidhje në BDI, të cilat janë shtuar edhe pas refuzimeve të disa kandidaturave që janë bërë nga partneri bashkëqeverisës, por edhe të pakënaqësive brenda subjektit dhe degëve

Përzgjedhja e emrave, të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë së re, ka shtuar andrallat në kampin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Mbledhja e kryesisë së partisë me sa duket është shtyrë, edhe pse parashikohej që të mbahej gjatë fundjavës së kaluar. Nga kjo parti pohojnë se për momentin nuk flitet për ndonjë datë sa i takon mbledhjes së kryesisë. Përveç deklarimeve të pjesshme lidhur me dikasteret që janë marrë prej saj, nga kjo parti nuk ka asnjë lloj prononcimi sa i takon njerëzve që do të ulen në këto poste.

Jozyrtarisht, versionet e bëra publike herë pas here kanë nxjerrë në skenë emra të ndryshëm, ose më shumë kombinime për të njëjtin post. Dilemat për emërimet në disa prej funksioneve më të larta ende nuk kanë gjetur zgjidhje në BDI, të cilat janë shtuar edhe pas refuzimeve të disa kandidaturave që janë bërë nga partneri bashkëqeverisës, por edhe të pakënaqësive brenda subjektit dhe degëve.

Mbledhja e Kryesisë së partisë do të jepte edhe verdiktin final sa i takon atyre që do të jenë pjesë e ekzekutivit, por edhe atyre që do të ulen në karrigen e deputetit. Zyrtarisht, BDI thotë se emrat e lakuara në opinion janë spekulative, pasi vendimi ende nuk është marrë nga organet më të larta drejtuese të partisë. Shqyrtimi i kandidaturave do të jetë një proces, i cili ka shkaktuar edhe ngecjen e deklarimeve publike, edhe pse deklarohej se prezantimi i Qeverisë së re kishte premisa që të bëhej shumë kohë përpara afateve të përcaktuara. Përveç ministrive me të cilat do të drejtojë BDI dhe që janë bërë publike, drejtoritë ende nuk janë përcaktuar dhe qëndrojnë si çështje të hapura mes dy partnerëve. Heshtja nga të dy subjektet politike, që prej fillimit të negociatave vazhdon, edhe pse dy grupet e punës prej disa kohësh nuk janë takuar. Takimet që ishin më intensive në fillimet e tyre u rralluan, duke i përligjur sa me shërbimet jashtë shtetit të anëtarëve të saj, por edhe të axhendave të ngjeshura të tyre.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *