Home / Sport / Betim Aliu largohet nga Shkëndija

Betim Aliu largohet nga Shkëndija

‘Jam shumë krenar dhe i lumtur që isha pjesë e kësaj skuadre në vitin kur ekipi shkruajti historinë. Ishte një periudhë e shkëlqyeshme dhe unë jam i kënaqur me këtë. Falemenderoj kryesinë e klubit, tifozët e Shkëndijës, posaçërisht ‘Ballistët’ të cilët ishin të mrekullueshëm, ndërsa edhe mua më kanë përkrahur në çdo moment. Shkëndijën, ‘Ballistët’ dhe Tetovën nuk do i haroj kurrë, ndërsa klubit i dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen’, tha tani më ish-futbollisti i Shkëndijës, Betim Aliu.

Ka zgjatur shumë shkurtë aventura e Betim Aliut te skuadra e Shkëndijës së Tetovës, pasi tre muaj pas bashkimit me ‘kuqezinjtë’, mbrojtësi i djathtë largohet nga kampionët e Maqedonisë. Ndarja ka ardhur si pasojë e mos gjetjes së gjuhës së përbashkët për bashkëpunimin e mëtejshëm, si dhe dëmtimi i fundit i Aliut, që me shumë gjasa futbollistin do e mbajë jashtë tereneve për një kohë më të gjatë. ‘Çdo fillim ka edhe fundin e vet dhe fatkeqësisht qëndrimi im te Shkëndija rezultoi shumë i shkurtër. Edhe pse kisha plane të mëdha me këtë skuadër, mirëpo jo gjithnjë ato realizohen’, konfirmoi largimin e tij nga Shkëndjia, Betim Aliu, i cili më pas foli edhe për shkaqet e një vendimi të këtillë. ‘Thjesht me drejtuesit e klubit nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët për bashkëpunim të ndërsjelltë në të ardhmen. Edhe pse më vjen keq që gjërat erdhën në këtë pikë, mirëpo jam i vetëdijshëm se në futboll, por edhe në jetë, këto janë gjara normale. Gjithashtu këtu ndikoi edhe lëndimi që pësova derisa përgatiteshim me Shkëndijën në Tetovë dhe sipas gjithë gjasave një kohë do të jem jashta tereneve të futbollit’. Aliu te Shkëndija erdhi në muajin prill nga Besa e Kavajës dhe lujati në disa ndeshje kampionale, duke dhënë edhe ai kontributin e tij në fitimin e titullit të kampionit. Pikërisht prania në këtë vit historik për Shkëndijën bën që ai të ndjehet i lumtur që ishte pjesë e kësaj skuadre. ‘Jam shumë krenar dhe i lumtur që isha pjesë e kësaj skuadre në vitin kur ekipi shkruajti historinë. Ishte një periudhë e shkëlqyeshme dhe unë jam i kënaqur me këtë. Falemenderoj kryesinë e klubit, tifozët e Shkëndijës, posaçërisht ‘Ballistët’ të cilët ishin të mrekullueshëm, ndërsa edhe mua më kanë përkrahur në çdo moment. Shkëndijën, ‘Ballistët’ dhe Tetovën nuk do i haroj kurrë, ndërsa klubit i dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen’, përfundoi tani më ish-futbollisti i Shkëndijës, Betim Aliu. Ai pritet që këto ditë të takohet me drejtues të klubit për të marë dokumentacionin dhe më pas të shqyrtojë ofertat për të ardhmen. Së pari ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të sanuar lëndimin, ndërsa më pas të vendosë për destionacionin e tij të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *