Home / Lajme / Maqedoni / Bisedimet BDI-VMRO DPMNE, caktohen ministrat e rinj

Bisedimet BDI-VMRO DPMNE, caktohen ministrat e rinj

13 korrik-Musa Xhaferi, Zv/kryeministër për Implementimin e MO-së
Teuta Arifi, zv/kryeministre për Eurointegrime
Blerim Bexheti, ministër i Drejtësisë
Nevzat Bejta, ministër i Pushtetit Lokal
Abdilhaqim Ademi, ministër i Ekologjisë
Ministër i Ekonomisë (akoma nuk është vendosur)
Tahir Hani, zv/ministër i Punëve të Brendshme

Fatmir Besimi në postin e Ministrisë së Mbrojtjes është befasia e vetme në emrat që ka përzgjedhur kryetari i BDI-së Ahmeti. Sonte do të vendoset se kush do ta zëvendësojë Besimin në dikasterin e Ekonomisë që i takon BDI-së. Musa Xhaferi rikthehet në postin e zv/kryeministrit i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ndërsa Teuta Arifi do të jetë zv/kryeministre e angazhuar për eurointegrimet. Abdilhaqim Ademi nga posti i zv/kryeministrit transferohet ne resorin e Ekologjisë, me Drejtësinë do të udhëheq Blerim Bexheti, kryetar aktual i Komunës së Sarajit ndërsa në Ministrinë e Pushtetit Lokal do të ulet Nevzat Bejta. Befasi është edhe fakti se asnjë kuadër i Kumanovës nga radhët e BDI-së, nuk do të ketë post ministri në ekzekutiv dhe fakti që Shkupi humbë postin e zv ministrit të Brendshëm ku kandidat më serioz për këtë postë është Tahir Hani nga Struga.

Kjo përzgjedhje e Ahmetit dhe përcaktimi i ministrit të Ekonomisë sonte pritet të marrin vizën edhe nga Kryesia Qendrore e partisë e më pas edhe nga Këshilli i përgjithshëm i BDI-së.

Në pazarin me VMRO DPMNE-në përveç tri kërkesave politike, mbylljen e rasteve të Hagës, legalizimi i përdorimit të flamurit dhe ndryshimi teknik i Ligjit për përdorimin e gjuhës, partia e Ahmetit nuk arriti të marrë asnjë nga drejtoritë e sigurimit që i kërkonte.

BDI nuk arriti të marrë as drejtoritë e financave siç janë Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë e Doganave. Nga partia e Ahmetit janë të kënaqur që BDI tani do të drejtojë 32 nga gjithsej 74 drejtori gjegjësisht 17 më shumë se sa që ka pasur deri më tani.
BDI do të udhëheqë me Fondin e Shëndetësisë gjegjësisht drejtori i dytë në këtë fond do të jetë nga radhët e partisë së Ahmetit. Pastaj do të drejtojë Policinë financiare, Postat e Maqedonisë, Fondin për rrugë Magjistrale dhe rajonale policinë pyjore dhe disa drejtori te rëndësisë më të vogël.
Sa i përket zgjidhjeve kadrovike të VMRO DPMNE-së është e sigurt se në postet e tanishme ministrore do të vazhdojnë të mbeten Zoran Stavrevski, Elizabeta Kançevska Milevska, Vlladimir Peshevski dhe Gordana Jankullovska. Ende nuk dihet kush do të drejtojë Ministrin e Jashtme dhe atë të Arsimit.

Musa Xhaferi, Zv/kryeministër për Implementimin e MO-së
Teuta Arifi, zv/kryeministre për Eurointegrime
Blerim Bexheti, ministër i Drejtësisë
Nevzat Bejta, ministër i Pushtetit Lokal
Abdilhaqim Ademi, ministër i Ekologjisë
Ministër i Ekonomisë (akoma nuk është vendosur)
Tahir Hani, zv/ministër i Punëve të Brendshme

Agjencia për rezervat shtetërore
Agjencia për investime të huaja
Drejtoria për rezervat e naftës
Fondi i Shëndetësisë
Qendra për menaxhim me kriza
NP për menaxhim me objekte afariste
Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar
Policia pyjore
Inspektorati i punës
NP ‘Makedonija Pat’
Parku nacional ‘Pelister’
Qendra shtetërore për provim
Qendra për arsimim të të rriturve
Inspektorati për pylltari dhe gjueti
Galeria Nacionale Shkup
Teatri për të rinj dhe fëmijë-Shkup
Shtëpia Përkujtimore ‘Nënë Terezë’.(alsat)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *