Home / Lajme / Botë / Bleona zhvishet për tregun e huaj

Bleona zhvishet për tregun e huaj

1 korrik-Kjo sepse nuk i kemi dëgjuar më hite të reja, sikurse ajo ka paralajmëruar në intervistat e saj. Natyrisht, që është “ngujuar” në studio këtë të gjithë e besojnë, kanë parë edhe foto që e dëshmojnë këtë gjë, por vetëm kaq! Por, ja ku vjen lajmi që Bleona Qerreti do të realizojë një këngë të re në anglisht, që do të shoqërohet nga një videoklip përkatës.

Bleonës nuk i mungojnë në arkivën e saj (por edhe tonën!) fotot sensuale, madje edhe nga ato pa rroba fare.
Ndërkohë që e kemi parë herë pas here të parakalojë në tapetët e kuq të eventeve të ndryshme artistike botërore që zhvillohen në SHBA, ku edhe ajo jeton, të gjithë kanë pyetur veten: Po nga bëhet Bleona, me çfarë merret ajo për momentin?!
Kjo sepse nuk i kemi dëgjuar më hite të reja, sikurse ajo ka paralajmëruar në intervistat e saj. Natyrisht, që është “ngujuar” në studio këtë të gjithë e besojnë, kanë parë edhe foto që e dëshmojnë këtë gjë, por vetëm kaq! Por, ja ku vjen lajmi që Bleona Qerreti do të realizojë një këngë të re në anglisht, që do të shoqërohet nga një videoklip përkatës.
Sikurse është mësuar, kjo këngë do të mbajë titullin “Naked”, që në shqip do të thotë “Zhveshur” dhe mendohet se do të jetë e destinuar për tregun e huaj. Si thoni, a do të jetë edhe Bleona “zhveshur” sikurse teksti i këngës? Kjo mbetet për t’u parë, edhe pse kemi pak dyshime për këtë!
Po kështu, mbetet për t’u vërtetuar edhe producenti me të cilin ajo bashkëpunon, pasi këngëtarja nuk ka lënë rast pa përmendur se është duke punuar me një nga kompozitorët më të njohur në SHBA, Timberland.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *