Home / Lajme / Botë / Borë në shkretëtirë, 22 të vdekur nga acari

Borë në shkretëtirë, 22 të vdekur nga acari

10 korrik-Në Bolivi, në malet e Andeve temperaturat kanë zbritur në – 20 gradë Celsius, ndërsa pos njerëzve janë goditur edhe shtazët e egra, të cilat nuk po ia dalin të arrijnë të gjejnë ushqim. Në jugun e Brazilit janë regjistruar temperatura rreth 0 gradë, ndërsa acarin e bën më të padurueshëm edhe era e fuqishme.

Amerikën Jugore, e cila ka hyrë në dimër atë ditë kur ne në Evropë kemi hyrë në stinën e verës, e ka përfshirë një acar i madh, që ka shkaktuar deri tash vdekjen e 22 personave. Bora ka zbardhur shkretëtirën kiliane Atakama, kurse orangutangët në Rio de Janeiro janë detyruar t’i mbulojnë me batanije.

Më së shumti njerëz kanë vdekur në Paraguai, gjithsej 10, pastaj në Uruguai gjashtë,, derisa në Argjentinë dhe Brazil nga pasojat e të ftohtit kanë vdekur nga tre persona.

Në Bolivi, në malet e Andeve temperaturat kanë zbritur në – 20 gradë Celsius, ndërsa pos njerëzve janë goditur edhe shtazët e egra, të cilat nuk po ia dalin të arrijnë të gjejnë ushqim. Në jugun e Brazilit janë regjistruar temperatura rreth 0 gradë, ndërsa acarin e bën më të padurueshëm edhe era e fuqishme.

Vështirësitë janë shfaqur edhe në kampionatin e Amerikës Jugore në futboll që po zhvillohet në Argjentinë. Për arsye të acarit, lojtarët po detyrohen të veshin fanella të dyfishta, si dhe të mbajnë doreza. Edhe më ftohtë e kanë tifozët e shumtë, të cilët vijnë në stadiume me kapela dhe shalla

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *